Categories Lajme

Itali/ Mirela Hoxhaj, shqiptarja që mposhti COVID-in, por “fitoi” Sanremon

Mirela Hoxhaj është një grua e re shqiptare e cila ia ka dalë mbanë vetë. Ka shkuar në Itali në 1995 me një kontratë të rregullt pune në Varese, ku gjithashtu zgjeroi njohuritë e saj duke u diplomuar në shkollën e estetikës.

Mediat italiane shkruajnë për suksesin e Mirelës në fushën e saj ku thonë se shkollimi i mesëm në Vlorë dhe më pas Shkolla Esttike në Varese janë një bazë e fortë për të punuar në fushën e bukurisë dhe estetikës.

Ajo ka ëndrra të mëdha, shkruan Notizie Nazionali, dhe dëshiron të ndërtojë të ardhmen e saj hap pas hapi. Por Mirela dhe pse e lumtur në Itali, kthehet në Shqipëri ku hap në Vlorë qendrën e saj të estetikës. Ajo nuk ishte thjesht një qendër bukurie dhe dobësimi por edhe një qendër e kulturës italiane.

Megjithatë, Mirela nuk dëshiron të ndalet këtu por kthehet në Itali për të vijuar studimet në shkollat më të mira të bukurisë.

Për fat të keq sëmuret nga COVID që mundi ta kalonte me sukses për të vijuar me ambiciet e saj.

Mirela u regjistruar në kursin profesional të “Dream Massage” me prof. Stefano Serrano në Bolonjë, dhe u zgjodh për të hyrë në Master “masazhues profesionist i spektaklit”, edicioni i tretë në Sanremo ku dhe nisi aventurën e saj.

Notizie Nazionali shkruan se festivali i këtij viti ishte pika mbështetëse e një rrifilimi për shumë sektorë, jnë dritë shprese për të gjithë punonjësit e shëndetit, turizmit dhe hotelierisë.

Pikërisht në sajë të kësaj dëshire të fortë për të rifilluar Grand Hotel Des Anglais dhe Dream Massage, që për shtatë vjet ka qenë mikpritësi zyrtar i Festivalit janë bërë bashkë dhe i kanë dhënë jetë një ëndrre, një SPA moderne e frymëzuar nga Roma antike që menaxhohet nga menaxheri i VIP-ave Stefano Serra, një ëndërr për shumë VIP të festivalit.

Kështu pra lindi SOMNIA AURA SPA, një spa ekskluzive ku punon stafi i Dream Massage ku bën pjesë dhe Mirela pas muajsh kërkimi dhe përzgjedhje mes mijëra kandidatëve.

Mirela dha provat për aftësitë e saj praktike dhe komunikuese, duke marrë vlerësime nga të gjithë VIP-at dhe gazetarët që kanë frekuentuar Spa. Tashmë kjo aventurë përfundoi me përfundimin e festivalit, por Mirela është gati të shkruajë më shumë faqe të historisë së saj fantastike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME