Categories Lajme

PD Garanci për ndryshimin dhe fitoren në 25 prill dhe do t’i sjellë Vlorës prestigjin që meriton

Sot në minishtavbin e Rajonit 5, përpara anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike të Grupseksioneve të lagjeve “28 Nëntori” dhe “Kushtrimi” prezantuam kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021: z. Fatjon Veizaj, z. Gëzim Ademaj, znj. Nada Daullja, znj. Alta Haluci.

Një ekip i përgjegjshëm e me integritet, fitues e dinjitoz, garanci për ndryshimin dhe fitoren në 25 prill dhe do t’i sjellë Vlorës prestigjin që meriton.

U shpreh besimi në fitore dhe anëtarët e grupseksioneve shprehën mobilizimin për punë të palodhur në finishin e kësaj fushate, e cila do të kurorëzohet me fitoren e Demokracisë, me fitoren e Shqipërisë dhe të shqiptarëve të përgjegjshëm e demokratë.

Sepse me ekipin e PD shqiptarët zgjedhin bashkimin mbi përçarjen, zgjedhin angazhimin mbi neutralitetin, zgjedhim punën mbi gënjeshtrën!

Fushata jonë qytetare do të finalizohet me fitore dhe vota jonë për PD do të jetë vaksina më e sigurtë për mposhtjen e Rama- virusit!

Fatjon Veizaj falenderoi për vlerësimin moral të strukturave të PD dhe kryetarit Basha dhe shprehu detyrimin moral për të punuar dhe fituar për Vlorën

Vlerësim dhe obligim për fitoren jo vetëm në zonën e Selenicës, por në krejt qarkun e Vlorës, ishte mesazhi që përcolli kandidati i komunitetit çam, Gëzim Ademaj.

Falenderimi më i madh për besimin që tregoi PD duhet të jetë puna e të gjithë kandidatëve, kryesisë dhe anëtarëve për maksimalizimin e votave, u shpreh kandidatja Nada Daullja.

Fitorja do të vijë nga bashkimi dhe puna e përbashkët, shprehu besimin Alta Azizi- Haluci.

Motivimin e strukturave e kërkuan edhe nënkryetari i PD, Kreshnik Alimerko dhe Sekretari i degës dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, Gjergj Nika. Anëtarët e PD të grupseksioneve të Rajonit 5 njëzëri shprehën mbështetjen për kandadatët, besimin në fitore dhe angazhimin maksimal për të punuar në mënyrë që 25 prilli të jetë dita kur ekipi fitues i Partisë Demokratike do të largojë Edi Ramën nga pushteti dhe dita kur fillon ndryshimi i vërtetë për çdo shqiptar. 25 prilli do të jetë dita kur ekipi fitues i Partisë Demokratike do t’ua kthejë Shqipërinë qytetarëve Shqiptarë. Së bashku për fitoren! 25Prill#ShqipëriaFitn

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME