Categories Lajme

Italia emergjencë nga koronavirusi indian

Varianti indian rrezikon të mos ndalet në Itali pavarësisht kufizimeve të vendosura nga Ministria Italiane e Shëndetësisë. Në fluturimin e fundit për në Fiumicino nga India, 9% e pasagjerëve përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit rezultuan pozitivë për koronavirusin. Dhe kjo pavarësisht se të gjithë kanë një certifikatë të negativitetit. Siç pranuan disa, ata blenë një certifikatë të falsifikuar para se të niseshin.

Gazeta “Il Messaggero” sjell dëshmitë e disa pasagjerëve që mbërritën në Fiumicino nga New Delhi të mërkurën në mbrëmje. “Unë nuk e bëra tamponin, por pagova që të më lëshonin një certifikatë false me vulë”, thotë një nga 223 pasagjerët, i cili sapo arriti në Itali i’u nënshtrua menjëherë një tamponi të shpejtë. Sipas gazetës italiane disa pasagjerë që mbërrinin në Fiumicino nga New Delhi kishin falsifikuar testin për Covid-19. “Me 30 dollarë mund të marrësh avion edhe nëse je i sëmurë”, janë shprehur pasagjerët.

Kështu ishte e mundur të anashkalohej detyrimi që parashikohet gjithashtu në Indi. Sidoqoftë, janë vetë mediat indiane ato që tregojnë për tregun e zi të certifikatave false, laboratorë që falsifikojnë raporte. Mediat gjithashtu shkruajnë se ka shumë të tjerë janë ende në lëvizje duke i lejuar kështu pacientët me Covid të infektojnë popullatën.

Ata që mbërrijnë në Itali nga India duhet edhe nëse janë negativë ndaj tamponit, të karantinohen për 14 ditë. Këshilltari shëndetësor i Lazios, Alessio D’Amato, ka reaguar ashpër ndaj këtij skandali dhe është shprehur se ekziston mundësia se një punëtor që është kthyer nga India nuk e lexon urdhëresën për Covid-19 dhe mund që të mos izolohet. Ekspertët janë shprehur se nëse varianti indian i Covid rezulton të jetë ndër më infektivët, atëherë rreziku që një kurbë epidemie të rritet përsëri është me të vërtetë i lartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME