Categories Lajme

Iu gjet në shtëpi një arsenal armësh, ja kush është Gentian Duka

Policia e Elbasanit arrestoi mëngjesin e kësaj të shtune shtetasin Gentian Duka, 44-vjeç, të cilit iu sekuestruan në banesë një arsenal armësh. Mësohet se Duka është inspektor në Drejtorinë e Tatimeve të Bashkisë Elbasan.

Në banesën e tij u gjetën armë zjarri tip kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti, një thikë, si dhe 7 karikatorë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kral”, për goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë në banesë pa leje. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, municion luftarak e sende të tjera të kundraligjshme. Vihet në pranga një  44 vjeçar.

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e personave që mbajnë armë pa leje, bazuar në  informacionet e  siguruara në rrugë operative dhe ndjekjen me metoda proaktive, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kral”  në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: G.D., 44 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani”  Elbasan.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së 44 vjeçarit, gjetën e sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë  luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti,një thikë dhe 7 karikatorë. Provat e mësipërme janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Gjithashtu po vazhdon puna për dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarje dhe të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi nëse është i implikuar në ngjarje  kriminale të ndodhura më parë. Materialet  i kaluan për veprime të mëtejshme hetimore  Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe  prodhimi i armëve,  armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME