Një 30 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia italiane, pasi u kap me 5 kg kokainë dhe një sasi eurosh.
Gjatë kontrollit nga karabinierët, rë riut iu gjetën 40 mijë euro kesh, të cilat mendohet se i kishte përfituar nga veprimtaria kriminale. Operacioni policor u zhvillua në Frosinone, në zonën e Corso Lazio.
30-vjeçari shqiptar, i cili ndodhet në paraburgim, do të dalë para trupës gjykuese, ku do të njihet me masën e sigurisë ndaj tij.