Pesë persona u a rrestuan në Itali, ku mes tyre dhe tre shqiptarë të akuzuar për trafik d roge. Gjatë arrestimit të tyre, iu gjet dhe një sasi prej 3 kg k okaine. Karabinierët kanë ekzekutuar urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata e Torinos për këta persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës.
Ata janë pjesë e një hetimi që ka nisur në vitin 2019, në zonën e Braid. Dy vite më parë u arrestuan dy persona pasi iu gjetën 50 gramë k okainë dhe 14 mijë euro para cash, që dyshohet se vijnë si rezultat i veprimtarisë k riminale.
Operacioni është quajtur “Bisha” pasi kjo ishte mënyra se si anëtarët e grupit përshëndesnin njëri-tjetrin. Sipas mediave italiane, droga vinte nga Shqipëria dhe baza logjistike për shitjen e saj ishte në Brad.
Shtëpitë e të arrestuarve gjithashtu janë identifikuar, të gjitha në qendër të Brad, të përdorura si një vend për shpërndarjen e k okainës. Gjatë hetimit u arrestuan tetë persona të tjerë, të gjithë nën akuzën e shpërndarjes së drogës.