Categories Lajme

“Izolohet” Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, është izoluar nga brenda e nga jashtë. Që prej kohës kur Gjykata Speciale ka treguar për aktákuzën kundër tij, Thaçin nuk e ka takuar kryeministri Avdullah Hoti e as kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ndërsa komunikimit me të i kanë vënë bllok edhe disa prej misioneve ndërkombëtare të vendosura në Kosovë, sikur janë ambasada britanike dhe ajo franceze, shkruan KohaDitore.

Më 24 qershor, Thaçi ishte rrugës për në Uashington për të marrë pjesë në një takim që synonte t’i jepte start një faze të re dialogu me Serbinë, kur Specialja dha kumtin se ai ishte i dyshuar për kríme lu.fte dhe kríme kundër njerëzimit. Zyra e Prokurorit të Specializuar e kishte gjykuar të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për ákuzat.

Kjo, pasi kishte shprehur besimin se Thaçi, bashkë me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, “kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe, kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë”, raporton KOHA.

Që nga atëherë, përtej kufijve të Kosovës, vetëm në Shqipëri i janë hapur dyert kreut të shtetit. Në Tiranë ai ka takuar zyrtarët e lartë shtetërorë, si presidentin Ilir Meta e kryeministrin Edi Rama. Ramën e kishte pritur edhe në Prishtinë, kur kreu i Qeverisë së Shqipërisë kishte mësyrë unifikimin e spektrit politik në një ndërmarrje kundër Speciales. E ka pritur të hënën edhe kreun e opozitës së Shqipërisë, Lulzim Basha. Mirëpo, janë krerët institucionalë në Prishtinë që i kanë ndërprerë komunikimet me shefin e shtetit./Koha/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME