Categories Lajme

Qyteti Vlorës mezi pret sezonin turistik, Muzika nuk është as virus e as sëmundje, ndaj Stop rrënimit te mëtejshem ekonomik

Qyteti jonë mezi pret sezonin turistik,pas një krize aspak normale,ndërsa policia mesa duket qenka shume e zellshme qe ta coje Vlorën drejtë rrënimit ekonomik duke krijuar presion dhe panik psikologjik ndaj turistëve,për mikpritjen e të cilëve është investuar mund,djersë,sakrificë nga të gjithë investitorët vlonjatë e jo vetëm. Nuk e kemi parë kaq të zellshme as kur ka patur ngjarje kr imi, por vetëm kur ka patur prishje objektesh dhe në kete rastin e cuditshem te ketij virusi që edhe në rastin më të mirë te mundshëm është përgjegjësi vetëm e atyre që u është lënë në menaxhim arka e shtetit,taksave tona,lekëve tona. Në qoftë se jeni të paaftë të menaxhoni situatën, mos sakrifikoni ata që punojnë e ushqejnë me qindra e mijëra familje, por vërini gishtin kokës dhe hapni krahun.

Policia,administrata,mjekësia dhe gjithë shteti paguhet vetëm nga paratë e popullit e kryesisht me shumë nga bizneset. Dhe jep llogari,jo e kunderta. Para se të guxoni te mbyllni biznese, hiqni dore ju te parët nga rrogat tuaja,ose paguani kokërr me kokërr cdo dëm. Lerini mënjane në menyre urgjente cdo koncesion qindra miliona eurosh dhe shtrëngoni këllqet e bejini balle katastrofes ekonomike qe po kerkoni. Vlora nuk eshte eksperiment pushtetesh, por një qytet me dinjitet dhe karakter te forte sa here e prek me pa te drejte aty ku s’duhet.Historia e ka treguar sa herë.

  • Muzika nuk eshte as virus e as semundje.
  • As virusi e as semundja nuk ka orar.
  • Puna dhe familja nuk ushqehen me propagandë e as me moralin e atyre qe kanë vjedhur e vazhdojnë te gallbërojne e mashtrojne nje popull te tëre. Ata qelben erë dhe duhet te japin llogari një orë e me pare. Populli jonë ka thene “Fukarallëk,maskarallek” ndaj Stop rrënimit te mëtejshem ekonomik.

Mjekesia te kërkoje e të izolojë të infektuarit (nëse ka,une s’njoh asnjë?) Policia të kapë kri min e të mbroje biznesin dhe punëtoret e ndershem. Qeveria krahas komiteteve te llojllojshme te krijoje nje departament ekonomik duke menduar më parë për zgjidhjen dhe pagesat se sa për bllokimet e rrënimet. Në cdo familje e ne gjërat më të thjeshta gjithcka fillon me laps sa kushton. Nqs ke këllqe (lek) e bën,nëse jo,gri sallate.Nga Dionis Ervin Sota

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME