Categories Lajme

Ja si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës

Në sajë të një financimi të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Europian vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka deri në Zogaj do të transformohet tërësisht.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ky projekt, i cili do t’i japë një tjetër zhvillim Shkodrës dhe Shirokës.

“Së shpejti… Ja se si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka, ku ka nisur faza e parë e këtij projekti, e deri në Zogaj. Për këtë projekt, qeveria shqiptare ka siguruar një financim të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Europian”, tha Rama.

Projekti parashikon një ndërhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka, deri në Zogaj.

Punimet për transformimin e Shirokës kanë nisur në korrik 2018 dhe po vijojnë me intensitet, pas shumë dekadash mungesë investimesh, për t’i dhënë një tjetër imazh kësaj pike turistike mjaft të frekuentuar nga shkodranët, por edhe nga turistët vendas e të huaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME