Categories Lajme

Ja si ndodhi ngjarja ku u morrën 250 milionë lekë nga biznesmeni

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy të rinjtë që u arrestuan pasi i kishin vjedhur një çantë me parë një bizenesmeni në Tiranë. Gjykata Penale e Tiranës lë në masën “arrest me burg” Donald Hoxhaj dhe Gentjan Kane. Dy të akuzuarit janë arrestuar me 24 maj, pasi kamerat e sigurise se qendres tregtare kishin arritur ti filmonin Donald Hoxhen 27 vjec dhe Gentian Kanen 44 vjec, të cilët kishin vjedhur nga makina e shtetasit F.B. i ishin vjedhur 20 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga, nga automjeti i tij tip Range Rover në zonën e Komunës së Parisit.

Njëri nga personat e përfshirë në vjedhjen e bujshme të çantës plot me para në një mjet tip Range Rover në Tiranë ka rrëfyer para hetuesisë të gjithë ngjarjen dhe si përfunduan në Fier me një mal me para. Gjatë dëshmisë së tij zbulohet, të paktën nga pretendimet e të akuzuarit, se në fakt nuk është bërë nga uniformat blu gjetja e tyre, por ata vetë i kanë kontaktuar me një avokat dhe më pas me policinë për të dorëzuar paratë.

ABC News ka mësuar se Donald Hoxhaj ka deklaruar:  “Në 22 maj kam qenë bashkë me Gentian Kanen me mjetin e motrës së tij në Yzberisht dhe deshëm që të blinim peshk aty në lagje ku banoj unë. Ne kemi shkuar te dyqani i peshkut dhe pasi kemi porositur dhe paguar peshkun, menduam të dalim nga Kristali për xhiro. Në momentin që kemi qenë tek qendra Kristal kemi parë nje person që ndaloi aty me mjetin Rang Rover para hyrjes dhe bashkë me një grua kanë hyrë brenda. Unë kam parë që automjeti që u ndalua nuk iu përplasën pasqyrat, pasi si rregull, mjeti kur mbyllet i palosen edhe pasqyrat.

Pasi u siguruam që mjeti nuk ishte i siguruar me çelës, na shtyu kureshtja që të shikonim se çfarë kishte brenda. Unë zbrita për të mbajtur personat në vëzhgim, ndërsa Gentiani bëri një xhiro me makinë pasi aty nuk kishte parkim. Ai parkoi makinën ka ardhur tek Range Roveri. Në këtë moment unë kam hyrë në qendrën Kristal për të parë drejtuesin e mjetit, ndërsa nuk kam parë më se çfarë veprimesh ka bërë Gentiani. Kam dalë nga qendra Kristal, kam parë që Gentiani nuk ishte dhe e mora në telefon dhe më tha që kishte marrë një çantë në brendësi të Range Roverit dhe me tha se do të nisej për Fier.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME