Categories Lajme

Pamjet, si përhapet përmes të folurës në transportin publik

Një person i infektuar me koronavirus mund ta kalojë tek personat e tjerë thjesht duke folur në një ambient të mbyllur siç mund të jetë transporti publik apo një zyrë e vogël.

Në një simulim të udhëtimit në transport publik, të bërë nga firma e softuerve MSC, mund të shihet sesi një person i infektuar mund t’ua kalojë virusin pasagjerëve të tjerë vetëm duke folur.

Kërkuesit zbuluan se dikush që mund të jetë duke folur me një mik në transportin e nëntokës mund t’i infektojë të tjerët me koronavirus edhe nëse nuk tështin apo kollitet. Modeli i ri tregon sesi spërklat që lëshohen nga frymëmarrja shpërndahen në disa hapësira të mbyllura siç mund të jenë mjetet e transportit publik.

Dr Julian Tang, ekspert  për sëmundjet respiratore nga Universiteti i Leicester, tha për BBC News se spërklat e prodhuara ndërsa flasim nuk udhëtojnë aq larg sa ato që lëshohen nga kolla apo tështima, por studiuesit thonë se mbeten mjaft të rrezikshme për transmetimin e virusit. MSC Software, të cilët krijuan simulimin në fjalë, thonë se vendosja e maskës është jetësore për ngadalësimin e përhapjes së virusit. /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME