Categories Lajme

“Ja zona me pozitivitetin më të lartë në Tiranë”

Nje dite pas publikimit te studimit te Akademisë së Shkencave për situatën e COVID-19 që konkludoi se një pjesë e vogël e popullatës ka fituar imunitet, mjeku imunolog Genc Sulçebe, ka theksuar se jemi shume larg te ashtuquajturit imuniteti i tufes. Madje sipas tij, nuk duhet te tentojme te shkojme drejt atyre shifrave, pasi mund te kete pasoja. Ne nje interviste ne “News 24″, Sulçebe tregoi si u bë sutdimi dhe në cilat zona të kryeqytetit u morën kampionët e gjakut. Nga kjo ka rezultuar se njësia numër 9 është zona me pozitivitetin më të lartë. “Ne përzgjodhëm një kampion nga dhuruesit e gjakut. Falënderojmë qendrën e dhurimit të gjakut. Ne bëmë një studim për antitrupat në fund të majit. Në 128 dhurues vetëm një doli pozitiv. Që tregon qartë që në muajt e parë të epidemisë qarkullimi i virusit në popullatën tonë ka qenë shumë i ulët. Në javën e parë të korrikut në aplikuam të njëjtin studim në një kampion më të madh individësh që u përzgjodhën në 4 qendra Shëndetësore në Tiranë, u përzgjodhën në mënyrë të rastësishme. Rezultatet ishin të tilla, në Qendrën Shëndetësore 3, doli me 6.3 % të individëve, rreth 79 individëve ishin pozitivë antitrupat ndaj SARS-COV 2. Në Laprakë pozitiviteti ishte 0. Në lagjen 8 pozitiviteti ishte 2.8%. Në lagjen 9 përqindja ishte më e lartë 17, 5%. Është një përqindje relativisht e ulët në krahasim me vende të Evropës që kanë një përqindje mesatare rreth 10%”, tha Sulçebe.

Sa i përket pozitivitetit të ulët në muajt e parë, ai tha se masat e lëvizjes së njerëzve në muajt e para kanë qenë të rrepta dhe qarkullimi i ulët çka ka sjellë dhe pozitivitet të ulët. Sulçebe tha se duhet evituar një rritje e mënjehershme.“Në këto ditë kemi një rritje të konsiderueshme të qarkullimit të virusit që shihet  dhe nga shifrat e sëmundshmërisë. Presim që në muajt në vazhdim të jetë më e lartë.
Tani popullata nuk është e izoluar, pozitiviteti do rritet por duhet të evitojmë rritjen e menjëhershme. Me rritjen e qarkullimit të virusit do ketë dhe raste të rënda. Masat duhet të jenë sa më të rrepta, maskat sepse është rruga më e mirë për parandalimin e virusit, ndryshe do kemi dhe raste të rënda. Jemi shumë-shumë larg atyre shifrave të ashtuquajtura imunitet i tufës që është rreth 50-60%. Ne nuk duhet të presim që të shkojmë drejt asaj sepse mund të kemi pasoja negative”, deklaroi ai.

Ai tha se maskat duhet të mbahen në mënyrë të vazhdueshme. “Mundësisht maskat t’u jepen atyre që s’kanë mundësi dhe falas. Të rritet disponibiliteti i maskave. Këto masa duhet të merren deri sa të jetë i mundur prodhimi i vaksinës, që pritet të ndodhë në 6 muajt që vijnë. Ne kete periudhe duhet të rrisim masat e kufizimit që të parandalojmë sëmundshmërinë e lartë dhe humbjet në këtë periudhë tranzitore deri në aplikimin e vaksinës e cila është e vetmja mënyrë për të rritur imunitetin e tufës”- tha ai, duke theksuar se studimi i radhes do te jete ne perudhen e vjeshtes, pasi “Duhet të kemi një diapazon të paktën 2 muaj për të parë si evoluon. Këtë muaj ne shikojmë se kemi një përparim të infeksion. Presim që ky studim të vijojë në shtator-tetor”. Sa iu përket testimeve serologjike, Sulçebe tha se kanë vlerë individuale që çdo njeri të dijë që ka rënë në kontakt me këtë virus në dy javët e fundit apo jo. “Ky test nuk ka vlerë për diagnozën. Në 10 ditët e para testi mund të jetë negativ, duhet të kalojnë 10 ditë për ta parë nëse kemi krijuar antitrupa. Nga ana tjetër ka vlerë për të bërë një studim të përgjithshëm për evolucionin e infeksionit në popullatë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME