Categories Lajme

Një ditë pas rimbledhjes së Këshillit Politik, ambasadorja Yuri Kim i shkon në zyrë Ramës

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim është parë sot të hyjë në ambientet e Kryeministrisë në një takim me shefin e Qeverisë Edi Rama. Nuk dihet cila është tema e diskutimit të këtij takimi këtë të martë, por ai vjen një ditë pas rimbledhjes se Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, në të cilën ishte i pranishëm dhe vetë Rama. Përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë nuk kanë munguar në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, që këtë herë pati një formulë edhe më të zgjeruar.

Para se në Pallatin e Kongreseve të mbërrinin përfaqësuesit politikë të Reformës Zgjedhore, në sallën e mbledhjes mbërritën përfaqësuesit e selive diplomatike më të rëndësishme në vend, duke filluar nga përfaqësues nga Ambasada Amerikane e duke vijuar me Bashkimin Europian, përfaqësues nga Ambasada Britanike, Këshilli Europian e OSBE-ja. Mësohet se përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë vetëm sa kanë marrë shënime në lidhje me qëndrimet e secilës palë. Më herët, si ambasadorja e SHBA, dhe ai i BE-së e UK-së, janë shprehur se Parlamenti duhet të miratojë draftin e amendimeve në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME