Categories Lajme

Bllokohet rruga e “Durrësit” në kryeqytet, si devijon qarkullimi

Rruga e “Durrësit” në Tiranë është bllokuar. Kreu i bashkisë  së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak ka njoftuar nisjen e punimeve në këtë nyje të qarkullimit në Tiranë. Për këtë qëllim, nga qarkullimi i automjeteve në segmentin Rruga e “Durrësit”, nga Rruga “Ded Gjo Luli” deri në sheshin “Karl Topia” do të bëhet i kufizuar. Linjat e transportit publik që qarkullojne në rrugën e “Durrësit” do të devijohen për në rrugën “Mine Peza”, me stacionim në afërsi të kryqëzimit me rrugën “Milan Shuflaj ”. Kurse, qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, do të jetë i mundur gjatë gjithë fazës ndërtimore. “Nga sheshi Skenderbej deri në Zogun e Zi do ketë ndërhyrje. Nga kjo javë qarkullimi në rrugën e Durrësit do të kalojë nga Mine Peza. Në rrugën e Durrësit do jetë kantier do lejohet vetëm policia. Mirëkuptim, por do e përfundojmë së shpejti”, është shprehur Veliaj.

Sipas planit të lëvizjes, gjatë fazës së parë, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “Asim Vokshi” në afërsi të sheshit “Karl Topia”, sipas planit të lëvizjes më poshtë: Ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “Asim Vokshi” me drejtim lindje-perëndim. Qarkullimi i automjeteve do të kryhet me dy sense në Rrugën “Asim Vokshi” me drejtim perëndim-lindje. Gjithashtu, ndalohet lëvizja e automjeteve nnë rrugën “Asim Vokshi” me drejtim perëndim-lindje. Ndërkaq, gjatë fazës së dytë, do të ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës së “Durrësit” nga sheshi “Karl Topia” deri në afërsi të kryqëzimit me “Kafe Flora”. Lëvizja e automjeteve do të kryhet me dy sense në rrugën “Mine Peza”, ku do të ndalohet parkimi në të dyja anët e rrugës. Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, do të lihen të lira kalimet të rrugët “Fortuzi”, “Bogdanët” dhe “Milan Shuflaj” gjatë gjithë fazës ndërtimore. Ruga e “Durrësit” është një nga nga segmentet kryesore të qarkullimit në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME