Categories Lajme

“Jam njeri i duruar”, pas kërcënimeve për hedhje në gjyq, Eni Çobani i kthehet publikisht Agron Llakajt: Një shpjegim

Juristja Eni Çobani disa kohë më parë kërcënoi aktorin e humorit, Agron Llakajn se do e hidhte në gjyq, pasi ky i fundit e imitoi në emisionin “Al Pazar”.

“Në gjyq me Lirën” ishte një nga episodet në “Al Pazar”, në të cilin Agron Llakaj imitonte Eni Çobanin.

Kjo gjë juristes nuk i pëlqeu aspak, dhe e ftuar në një emision televiziv deklaroi se do ta hidhte në gjyq.

Por, pasi kanë kaluar dy vite që nga ajo kohë, e ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin, Eni Çobani foli dhe për aktorin Agron Llakaj.

“Nuk dua të flas më shumë. Ai është artist, secili prej nesh vlerësohet nga publiku. Dhe atij si çdo shqiptari i uroj një vit të mbarë të suksesshëm dhe me lumturi.

Kam pritur gjithë këto vite të marr një shpjegim. Unë jam një njeri shumë i duruar.

Nuk kam marrë asgjë personale dhe për keq. Kam kërkuar një shpjegim, shpresoj në 2020-tën ndoshta më vjen një shpjegim” – u shpreh juristja Eni Çobani për aktorin, duke bërë të qartë se ishte në pritje të një shpjegimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME