Categories Lajme

“Janë dy shqiptarë që refuzuan të kthehen, mbahen peng brenda kampit”

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri. Kryeministri, Edi Rama e ka cilësuar këtë operacion tepër të vështirë, madje theksoi se ka pasur rrezik edhe për jetën e personave të përfshirë në operacion. Gjithashtu, Rama bëri me dije se gjatë riatdhesimit dy persona kanë refuzuar kthimin në atdhe, pasi mbahen peng në kamp dhe ndihen të rrezikuar për jetën.

“Operacionet kësaj natyre janë të vështira se rezlizohen në një teren  forcash që janë luftë me njëra tjetrën. Kampet nuk janë pushimi, as kampe shtetërore të sistemuara sipas një rregulli të caktuar, janë kampe lufte, kampe të sistemuara në gjysëm të provizuar dhe me autoritete që variojnë që kshu në këtë drejtim puna që bëhet është e dyfishte, është një punë me ata që administrojnë kampoet dhe me personat e inflirtuar qe mbledhin informacion. Ka njerëz nuk shfaqen fare, ka njerëz që janë pengje të së tjerve atyre brenda, është një situatë ferri.

Ashtu si e tha sot gjenerali ka pasur vërtet rrezik për jetën e perosnave të përfshirë në operacion. Ne kjo është një punë e përditshme e përmuajshme, është një punë kërkimore, ne kemi ccuar një numër të caktuar profilesh, prej fillimit kur kemi vënë kontaktet me ndihmën e konsullit tonë libal, por janë profile që disponojmë nga koha e mëprshme kur kta individë janë larguar drejt atij fronti famëkeq ku një pjesë kanë gjetur vdekjen, pjesa tjetër janë fëmijë gra, ish luftëtar, por ata gjenden në burgje. Është e paqartë sa është numri që kanë mbetur.  Deri tani janë shfaqur raste sporadike dy raste që ne njohim që kanë refuzuar të kthehen, nga informacionet e marra në rrugë janë persona pengje brenda kampeve, janë persona që nuk shkëputen dot, kanë frikë. Në dijeninë tonë janë dy persona që kanë refuzuar, që nuk kanë bërë hapin për tu paraqitur”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME