Categories Lajme

Java nis me kthjellime, por temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta

E diela e Pashkëve riktheu edhe të ftohtin me reshje shiu në zonat e ulëta dhe borë në zonat malore. Kushtet e motit pritet të përmirësohen gradualisht gjatë në orët e vona të pasdites. Meteorologia, Adiola Bami, nga Meteoalb thotë  se java do të nisë me kthjellime, të paktën  paraditja e ditës së hënë dhe të martë por temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta.

“Kemi pasur rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit me të paktën 10 gradë presim sot gjatë mesditës, po ashtu mëngjesi ka pasur një rënie me 6-7 gradë, kryesisht në zonat veriore dhe verilindore ku kemi pasur dhe reshje dëbore nga mbrëmja e djeshme dhe mëngjesin e sotëm.

Këto kushte të motit do të na shoqërojnë sot deri në orët e vona të pasdites ku presim një përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që të kemi ditën e hënë me kthjellime edhe pse temperaturat do të vijojnë të mbeten të ulëta krahasuar me muajin në të cilin ndodhemi.E hëna dhe e marta gjatë paradites na sjellin mot të kthjellët dhe të freskët”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME