Categories Lajme

Vlorë, PDIU çel fushaten elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi (Foto)

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet çel fushaten elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, si dhe kandidatët për deputet në këtë qark, ku lista kryesohet nga Gëzim Ademaj. Shpëtim Idrizi u shpreh se fitorja e PDIU-së nis nga Vlora dhe do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë.

“Nga Vlora nis fitorja e madhe e PDIU-së, që do të vazhdojë në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Durrës, Korçë dhe kudo ku ka shqiptarë patriotë që mendojnë si ne, që kemi “Veç një Atdhe”. Unë sot dua t’i drejtohem të gjithë atyre shqiptarëve që duan t’ju marrin identitetin, i drejtohem të gjithë atyre shqiptarëve të varfër që sot po ju vijnë në derë për t’ju dhënë para apo një thes miell. Mos e shisni të ardhmen tek këto lloj partish apo politikanësh. Unë i kërkoj të gjithë atyre që vijnë nëpër biznese për t’u bërë presion, refuzojeni atë sepse ju nuk jetoni nga politika apo nga presionet, por jetoni nga puna e ndershme. Më duhet që t’i drejtohem të gjithë shqiptarëve, votoni ata që ju thërrasin me zemër, që ju drejtohen me shpirt, që kanë zemër për t’ju dëgjuar dhe kanë zemër për t’u bërë bashkë me ju, për t’i dhënë shpresë këtij vendi të mrekullueshëm.

Prandaj ju ftoj të votoni PDIU-në, një parti e hapur për të gjithë shqiptarët nga Tropoja në Konispol, për këdo ku rreh zemër shqiptari. Më mbas fjalën përshëndetëse e ka marrë kandidati Gëzim Ademaj. Jam i rrethuar sot nga shumë qytetarë te Vlorës.Ndihem krenar dhe i vlerësuar që jam zgjedhur si përfaqësues i juaji për t’ju përfaqësuar ju në kuvendin e ri të Shqipërisë.

Sot kandidat dhe nesër deputet unë kam besim se ju keni besim tek mua. Unë jam zëri juaj, 25 Prilli është një ditë më tepër sesa historike për Shqipërinë. Është një mision që duhet arritur nga të gjithë, është një luftë mes të mirës dhe të keqes. Vlora nuk është vetëm lungomare, Vlora është Vlora historike, Vlora e vjetër, Selenica, Saranda, Lumi i Vlorës dhe gjithcka tjetër. Unë përfaqësoj Selenicën dhe ata që më përfaqësojnë mua çamët e Vlorës. Ju jap fjalën se me ardhjen në pushtet do të bëjmë më të mirën për ju. Ndaj ecim bashkë me fitore drejt 25 Prillit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME