Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po denoncojnë publikisht në rrjetet sociale një situatë alarmante; zhdukjen e parave nga llogaritë e tyre në Raiffeisen Bank.

Kapitali ka mundur të verifikojë llogaritë e disa prej tyre, të cilëve u janë marrë shuma të ndryshme parash pa kryer asnjë veprim apo blerje. Shumat e marra variojnë nga 500 euro e ndoshta edhe më shumë.

Një rast i verifikuar nga Kapitali, një qytetari i janë marrë 50 mijë lekë ose mbi 500 euro. Ky qytetar kishte një balancë prej 100 mijë lekësh në llogarinë e tij, nga transaksioni i fundit.

Ditën e sotme ky qytetar ka bërë një transaksion në vlerën afërsisht 10 euro ose rreth 1100 lekë. Pas kryerjes së kësaj blerje, atij i ka ardhur një sms nga Raiffeisen ku balanca e llogarisë rezulton rreth më pak se 50 mijë lekë.

Pra, ndonëse ai shpenzoi vetëm 1 mijë lekë me blerjen, nga llogaria, sipas mesazhit të dërguar nga Raiffeisen i janë zhdukur rreth 50 mijë lekë ose rreth 540 euro.

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga

Paralelisht, dhjetra qytetarë të tjerë kanë denoncuar në rrjetet sociale të njëjtin fenomen, ku atyre u rezultojnë të marrë nga llogaritë e tyre shuma nga 500 deri në 1 mijë euro.

Të gjithë këta qytetarë denoncojnë se janë përpjekur me dhjetra herë të kontaktojnë bankën për humbjen e parave të tyre, Raiffeisen nuk u është përgjigjur, pasi linjat e ofruara për kontaktin e klientëve nuk përgjigjen.

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga

Kapitali ka mësuar se Raiffeisen gjendet në një sulm kibernetik, përmes të cilit po merren paratë e qytetarëve. Vetëm dy ditë më parë, banka njoftoi përmes një mesazhi zyrtar klientët e saj se po përballet me sulme kibernetike të tipit “smishing”, të cilat vjedhin të dhënat e klientëve përmes sms-ve mashtruese.

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga

Nuk dihet nëse klientët që po denoncojnë humbjen e parave kanë rënë pre e këtyre sulmeve. Por e sigurtë është që Raiffeisen ka çedim të sigurisë, jo vetëm për të dhënat e klientëve por edhe për paratë e tyre.

Sigurisht që në këto raste, banka kompeson plotësisht paratë që u merren qytetarëve. Por rënia pre e një prej bankave më të rëndësishme të vendit e një sulmi kibernetik të këtyre përmasave, ngre sërish pyetjen se sa të përgatitura janë bankat shqiptare në realitetin e ri të dixhitalizimit dhe a kanë investuar ato mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e klientëve të tyre./Kapitali

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME