Lajme

Java nis me vranësira dhe rrebeshe shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

Java nis me mot jo të qëndrueshëm. Deri në mesditë vendi ynë do të jetë në ndikimin e moti të vranët dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime.

Pritet që pas mesdite vranësirat të shtohen gradualisht duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Më të dendura në zonat veri-verilindore.

Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C.

Era do fryjë e mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor, KU më e pranishme do të jetë në detin Jon duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close