Categories Lajme

Java tjetër sjell shiun dhe dëborën! Ja si do të jetë moti në ditët në vazhdim

Pas temperaturave të ngrohta të pazakonta për dhjetorin dhe fillimin e janarit, javës tjetër do të përballemi me temperaturat tipike të dimrit.

Sipas sinoptikanes së MeteoAlb Lajda Porja, edhe kjo fundjavë do të jetë e ngrohtë dhe pa reshje, ndërsa ndryshimi do nisë të martën. Nga mesi i javës tjetër, veç temperaturave të ulëta do të jenë prezente edhe reshjet e shiut dhe të dëborës në disa zona.

“Edhe kjo fundjavë do jetë e ngrohtë dhe pa reshje. Temperaturat e ajrit gjatë fundjavës rriten në orët e para të mëngjesit me 3-4 gradë në zonat malore, ndërsa temperaturat maksimale mbeten 15 apo 16 gradë. Fillimi i javës tjetër, që nga e marta do të përjetojmë temperature tipike të dimrit, ku do kemi edhe sisteme vranësira që do sjellin reshje të shiut dhe dëborës.

Java tjetër ndërkohë, do jetë tipike e dimrit me temperatura të ulta deri në -4 gradë Celsius. Reshjet edhe pse do jenë prezente, do të jenë të pakta, ditën e hënë dhe të martën. Mesi janarit do sjellë temperaturat tipike të dimrit pas 10 ditëshit kur kemi pasur temperature rekord deri në 18 gradë Celsius”- parashikon sinoptikania Lajda Porja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME