Categories Lajme

Nis shpërndarja e bonusit 8 mijë Lekë, 695 mijë pensionistët kanë afat 36 muaj për ta tërhequr

Prej datës 3 Janar ka nisur shpërndarja e bonusit prej 8 mijë Lekësh për pensionistët.

Në disa zyra të postës qytetarët presin në radhë për shkak të fluksit. Por sipas Institutit të Sigurimeve pensionistët për të shmangur radhët të paraqiten në zyrat e psortës sipas grafikut që kanë për të marrë pensionin mujor.

Por në zyrën e postës në zonën e Alliasit në Tiranë ka fluks më të madh se në pikat e tjera për shkak se është deleguar edhe shërbimi i postës nr.4 që është pranë Shkollës së Bashkuar.

Të moshuarit thonë se përballë këtyre çmimeve të kripura shpërblimin prej 8 mijë lekësh është një ndihmë e vogël, sidomos duke patur parasysh që pensionet e tyre janë minimale.

Për ta përfitimi i këtij bonusi shtesë ishte një surprizë , pasi në Dhjetor sa morën shpërblimin e fundvitit prej 5 mijë lekësh.

Gazetarja: Sa shkon pensioni juaj mujor.

Qytetari: Çfarë shkon aman, 180 mijë dhe 80 i shtojnë ata 260 mijë Lekë.

Gazetarja: Pagesa prej 8 mijë Lekësh është një ndihmë për ju?

Qytetari: Po është posi, është mirë.

Të moshuarit që për arsye të ndryshme shëndetësore apo ata që janë jashtë shtetit kanë afat  brenda 36 muajve që të tërheqin bonusin prej 8 mijë Lekësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME