Categories Lajme

“Ju kishin zili, prindërit e mi…”. U vra.në nga babai i vajzës, Drilon Musai dedikim rrëqethës për vëllanë dhe kunatën: Kurrë….

Ata u vra.në në mënyrë mak.abër nga babai i vajzës. Sot Drilon Musai, vëllai i Veton Musait që u v.ra bashkë me bashkëshorten e tij nga babai i kësaj të fundit natën e ndërrimit të viteve në Australi, ka bërë një postim prekës për tragjedinë që ndodhi.

Në “Facebook”, ai shprehet se Lindita Musai, bashkëshortja e vëllait, ishte një vajzë shumë e mirë dhe se ai e donte si motër. Sipas tij, agjë nuk do të jetë më si më parë pas kësaj humbjeje të madhe.

“Linditën dhe Vetonin i kishin të gjithë zili si çift. Ju ishit si një çift përrallash dhe kurrë nuk mendoj se mund të ketë të tjerë si ju. Lindita ishte e përsosur në çdo aspekt, brenda dhe jashtë. Unë humba një motër, prindërit e mi humbën një vajzë dhe bota humbi një engjëll.

Vetoni, vëllai im, shoku im më i mirë … Unë jam 30 vjeç, por prapë jam emocionuar kur ti vije në shtëpi nga puna sepse asnjëherë nuk isha i qetë pa ty përreth. Sinqerisht mund të them që ti më bëre të qesh çdo ditë që kemi kaluar së bashku për këto 29 vjet.

Pasioni juaj për jetën, familjen dhe miqtë ishte i pakrahasueshëm dhe infektiv, aq sa më nxitët të dilja nga zona ime e rehatisë për të provuar gjëra që nuk i kisha kurrë. Unë jam ky që jam sot prej teje. Familja nuk do të jetë më kurrë e njëjtë pa ju”, ka shkruar Drilon Musai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME