Categories Lajme

Ka dalë pozitiv me covid nëndrejtori i spitalit shëtit i lirshëm në qytet

Nëndrejtori i spitalit të Gjirokastrës Martin Gorici disa ditë më parë u konfirmua pozitiv me covid 19, ndërkohë që duket se nuk i ka pëlqyer aspak fakti që i duhet të qendrojë i izoluar në banesë. Burime bëjnë me dije për Faxweb se sot atij i është marrë tamponi i dytë, përgjigjia e të cilit nuk dihet ende ndërkohe që është parë të levizë lirshëm në qytet, madje të frekuentojë dhe disa prej bizneseve.

Mësohet se ai e ka kryer në mënyrë private tamponin e dytë, ndërsa burime nga  Drejtoria e Shëndetit Publik nuk kanë një përgjigje zyrtare për sa i përket negativizimit të tij. (Edhe nëse i del negativ ai nuk duhet të dali pasi është kontakt i afërt me bashkëshorten dhe vajzën e tij ). Ato janë konstatuar pozitive vetëm disa ditë më pas se vetë Borici, dhe vijojnë që të jenë pozitive dhe të jetojnë në të njëjtën banesë. Gazetarja e Fax News Ervina Shehaj raporton se afati prej 14 ditësh nëndrejtorit i përfundon nesër, por përmes njohjeve të tij ka siguruar që tamponi të dërgohet në Tiranë me ambulancë, dhe jo me makinën e DSHP-së siç ndodh e qytetarët e tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME