Categories Lajme

“Ka dhënë kontribut të rëndësishëm”, ndahet nga jeta ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Kristaq Ngjela

Ndahet nga jeta ish-anëtari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Kristaq Ngjela. Ai ka ushtruar detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë në vitet 2000-2007.

Ngjela ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë ndër vite. Përmes një mesazhi, për humbjen e ish-kolegut, ka reaguar edhe Gjykata e Lartë.

“Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të ish anëtarit të kësaj gjykate Z. Kristaq Ngjela. Z. Ngjela ka ushtruar detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë në vitet 2000-2007. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë ndër vite, si në gjyqësor dhe prokurori.

Ndarja nga jeta e Z. Ngjela ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq, në Gjykatën e Lartë, si edhe në komunitetin e juristëve. I shprehim ngushëllimet tona familjarëve dhe njerëzve të afërt për ndarjen e tij nga jeta.”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME