Categories Lajme

Ka restorantin më të famshëm në botë, shqiptari e rinis me hamburger

Baret dhe restorantet ishin ndër më të goditurat prej krizës së koronavirusit, por duket se idetë dhe dëshira për të ecur përpara edhe pa madhësi, nuk mungojnë. Rene Rexhepi, pronari i “Nomas” ne Kopenhagen, i shpallur përpara disa vitesh restoranti më i mirë në botë, nuk e ka pasur problem të imagjinojë një të ardhme tjetër për biznesin e tij, qoftë edhe të përkohshme.

Ai do t’i hapë dyert e lokalit të vet, por në një formë ndryshe: klientëve nuk do tu shërbehet më ushqimi i rafinuar që e bëri të famshëm, por thjesht hamburger! Rexhepi do ta rinisë pikërisht nga aty. “Për momentin, në sajë të lehtësimit të masave për të frenuar urgjencën shëndetësore në Danimarkë, ne mezi po presim të kontaktojmë me komunitetin tonë dhe ta festojmë verën në mënyrën më të mirë (dhe më të sigurt) të mundshme”, shpjegon kuzhinieri i famshëm.

Në menu ka vetëm dy lloje hamburgerësh: cheesburgeri klasik me mish mishi dhe një opsion vegjetarian. Të dy të shoqëruar me patate e perime bio, dhe sipas preferencës me birrë ose verë. “Për ta hapur Nomën ashtu sic ne e njohim, do të na duhet pak më tepër kohë. Duhet ca që makineria të vihet në lëvizje”, u shpreh Rene, duke treguar se ndërkohë, përse jo, mund edhe të nxirren fitime me shitjen e hamburgerëve të thjeshtë.

Noma Restaurant's Rene Redzepi Reopens With Burgers and Wine ...

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME