Categories Covid-19, Lajme

Kalo: Mos e ulni kujdesin, virozat e stinës njësoj të rrezikshme

Mjeku Infeksionist Tritan Kalo, ka reaguar për situatën epidemiologjike në vend.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Kalo thotë se tashmë vendi është duke përshkruar kilometrat e fundit të kësaj pandemie të nisur në fundvitin e 2019-tës.

Ndërsa shprehet se për shkak të Covid-19 janë raportuar shumë raste të infeksioneve , po ashtu edhe raste të humbjes së jetëve, Kalo thotë se pavarësisht se jemi drejt përmirësimit, nuk duhet ulur kujdesi dhe vigjilenca ndaj kësaj sëmundjeje të rëndë.

“Nuk ka arsye përse duhet të ulim kujdesin ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë pranë nesh….Nuk ka vetëm Sars-Cov2/Covid-19 përqark nesh në këto muaj të vitit….

Virozat e stinës me ngjashmëri epidemiologjike dhe klinike shumë të madhe me Covid-19, edhe ato sjellin jo pak shqetësime për shëndetin e individit dhe mirë-funksionimin e Shëndetit Publik….

Parandalimi i infektimit prej tyre, nuk ka asnjë ndryshim nga parandalimi i infektimit dhe i përhapjes së Covid-19, ndaj për asnjë dekikë mos e nënvlerësoni vetëndërgjegjësimin si dhe përkujdesin ndaj vetes”, thotë ai.

Më tej, mjeku infeksionist sqaron se qytetarët nuk duhet të neglizhojnë alergjitë e stinës, pickimet nga insektet, ujërat e pishinave, liqeneve, ushqimet e tregtuara në rrugë, grumbullimet në bregdet, po ashtu kujdes duhet treguar edhe në parqe, bën me dije Kalo. Ai gjithashtu bën apel që qytetarët të mos e neglizhojnë, por të marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Reagimi i plotë:

Kohë kovidiane…. 24.05.2021….Fundmaji i këtij viti ngjall më shumë shpresë dhe besim, se jemi në fillimin e fundit të kësaj “flame mbarëbotërore”, të Pandemisë së shkaktuar nga virusi jetëlëndues e jetëmarës Sars-Cov2/Covid-19…..Të gjithë së bashku me mirëkuptimin dhe mirëbesimin reciprok, pak e nga pak po i përshkruajmë kilometrat e fundit të rrugëtimit të filluar në fundvitin 2019, në tynelin shumë e shumë të gjatë të kësaj Pandemije….

Kemi patur qindra e mijra të infektuar me apo pa shënja klinike të sëmundjes , si dhe mijra jetë të shuara nga lulëzimi e lumturimi i të qënurit pjesë e familjes dhe e shoqërisë sonë, e në mesin e tyre edhe mjaft kolegë mjekë e infermjerë….

U prehshin në paqe dhe u kujtofshin përjetësisht viktimat e shkakatuara nga kjo “dorë e zezë”, e njohur si Pandemija e shkaktuar nga infeksioni i virusit Sars-Cov2/Covid-19….Në ndërkohë nuk ka arësye se përse duhet të ulim përkujdesin ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë pranë nesh….Nuk ka vetëm Sars-Cov2/Covid-19 përqark nesh në këto muaj të vitit….

VIROZAT e stinës me ngjashmëri epidemiologjike dhe klinike shumë të madhe me Covid-19, edhe ato sjedhin jo pak shqetsime për shëndetin e individit dhe mirë-funksionimin e Shëndetit Publik….Parandalimi i infektimit prej tyre, NUKU ka asnjë ndryshim nga parandalimi i infektimit dhe i përhapjes së Covid-19, ndaj për asnjë dekikë mos e nënvlerësoni vetëndërgjegjësimin si dhe përkujdesin ndaj vetes….

Alergenët e stinës, pickimet nga insektet e riqnat, ujrat e pishinave, liqeneve, lumenjve e deteve, konsumimi i ushqimeve të tregtuara buzë tyre, grumbullimet në bregdet, në parqe apo gëzime familjare i risin rreziqet për sëmundjet alergjike, infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarjes, infeksionet gastro-intestinale, infeksionet e syve, të lëkurës apo me shtrirje më të gjërë në organizmin tonë, etj….KUJDESI kurrë nuk duhet të mungojë kudo dhe për çdo çast, për të gëzuar një verë të shumë-dëshiruar dhe të shumë-munguar një vit më parë….

PAVARËSISHT nivelit të imunizimit aktiv të popullatës, të mbritur pas kalimit me ose pa shënja klinike të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, mos hezitoni të VAKSINOHENI sapo t’ju mundësohet kjo gjë….

IMUNIZIMI AKTIV i fituar nga kalimi i sëmundjes apo vaksinimi ndaj saj, me siguri do ja mbrijë t’a shkëpusë hallkën e zinxhirit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19…..

Ne si dje, sot edhe nesër do të gjindemi aty në vijën e parë të përkujdesit për shëndetin tuaj, ndaj Mirëbesimi dhe Mirkuptimi reciprok KURRË nuk duhet të na mungojë…. Together forever!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME