Categories Lajme

Kanada: Bie avioni akrobatik, ‘Largohet nga jeta’ pilotja

Një avion i forcës ajrore kanadeze është rrëzuar duke i marrë jetën një prej piloteve. Mjeti fluturues po përgatitej për akrobacira në ajër për të ngritur moralin e qytetarëve që përballen me koronavirusin. Një fluturim që synonte të inkurajonte qytetarët dhe stafin mjekësor kanadez teksa luftojnë me pandeminë e koronavirusit ka rezultuar tragjik për një nga pjesëtaret e forcave ajrore të vendit.

Viktima e identifikuar si kapitenia e forcës ajrore kanadeze, ishte sapo ishte ngritur nga aerodromi dhe po manovronte në afërsi të një tjetër avioni akrobatik kur mjeti i saj fluturues u vërejt tek lëshonte shkëndija zjarri dhe humbi kontrollin, duke u rrëzuar pjesërisht mbi çatinë dhe oborrin e një banese private në perëndim të Kanadasë.

Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar. Kapitenia Xhen Kejsi nuk arriti t’i mbijetojë aksidentit ndërsa bashkëpiloti i saj mori vetëm plagë të lehta duke mundur të hapë në kohë parashutën. “Teksa avionët po përgatiteshin për Operacionin Frymëzimi, pësuan një aksident të pafat në qytetin e Kamlupit, rreth orës 11:30 të paradites,” u shpreh kryetari i bashkisë ku ndodhi ngjarja.

Vetë kryeministri kanadez, Xhastin Trudo, shprehu keqardhjen për humbjen e pilotes dhe ngushëlloi të afërmit e viktimës. Forca ajrore kanadeze prej fillimmajit po zhvillon një tur me akrobacira në ajër për të ngritur moralin e qytetarëve në këtë kohë pandemie të kovidit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME