Categories Lajme

Një buqetë me trëndafila për shpirtin e teatrit

Mëngjesi i së hënës ka çuar pranë perimetrit të Teatrit Kombëtar të shembur dhjetra qytetarë, të cilët të pikëlluar kanë vendosur lule, aty ku një ditë më parë protestuan. Ata e konsiderojnë të gabuar shembjen për vlerat dhe historinë e këtij institucioni. Një buqetë me trëndafila në nder të Teatrit Kombëtar, të cilin kjo zonjë e konsideron si një jetë që nuk është më.

”Shpirti i teatrit iku. Do rindërtohet por përsëri nuk do jetë siç ishte. Është shumë e rëndë. Nuk është godinë e vjetër. Kur u shemb unë nuk kam qarë as për familjen time ashtu. Nuk është objekt, është një shpirt, ka shumë shpirtra aty”, tha ajo.Lulet u vendosën jashtë perimetrit, pasi hyrja u ndalua pak pas orëve të mëngjesit.

Me hapjen e kafeneve, në pedonale nuk munguan as aktivistët për mbrojtjen e Teatrit, të cilët konsumonin një kafe të hidhur tashmë jo përballë teatrit, por përballë një grumbulli të madh inertesh. Shembja e Teatrit ka ngjallur reagimet e shumë qytetarëve të cilët thonë se vendimi ishte i nxituar. Operacionin e shohin si të papërshtatshëm në një periudhë të tillë të pandemisë kur grumbullimet nuk lejohen. Nga protesta e së dielës 64 persona janë shoqëruar në ambientet e policisë, 7 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 21 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME