Categories Lajme

Kanada/ Pesë të vrarë nga të shtënat në Toronto

Pesë persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur të dielën mbrëma, gjatë të shtënave në qytetin Toronto të Kanadasë, konfirmoi policia.

I dyshuari është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, tha shefi i policisë Jim MacSween. Ai tha për mediat se të shtënat ndodhën në një ndërtesë banimi.

Personi i plagosur është dërguar në spital dhe është “në gjendje serioze”, tha policia.

Policia tha se ishte thirrur për t’iu përgjigjur incidentit në orën 19:20, sipas kohës lokale.

“Kur oficerët arritën, ata u përballën me një skenë të tmerrshme, ku një numër personash kishin vdekur”, tha MacSween për gazetarët.

“Policët hynë në ndërtesë dhe u përballën me situatën. Mund të konfirmojë se një polic ka përdorur armën e zjarrit dhe si rezultat është vrarë edhe sulmuesi”, shtoi ai.

Policia në Kanada tani po heton motivin e kësaj ngjarjeje, nëse ka ndonjë lidhje mes viktimave dhe të dyshuarit. I dyshuari, që nuk është identifikuar, sipas policisë ishte 73-vjeçar.

Ndërtesa e banimit ku ndodhi sulmi, gjendej afër 30 kilometra në veri të Torontos. Sipas autoriteteve, viktimat u gjetën në banesa të ndryshme të ndërtesës.

Kanadaja ka regjistruar një rritje të dhunës me armë zjarri. Në prill të vitit 2020, një person i veshur me rroba të policisë vrau 22 persona në Nova Skoshia. Ky ishte incidenti më i rëndë me armë zjarri në këtë shtet.

Po ashtu, në shtator të këtij viti, një person vrau 11 vetë dhe theri me thikë 18 të tjerë në komunitetin indigjen të Saskatçuanit. /REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Maj 2024

Dashi Ka shume mundësi qe yjet te nxitin debatet ne çift gjate kësaj dite. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Polici i Himarës përndoqi dhe përplasi të dashurën kolege! Dikur u pezulluan nga detyra pasi u kapën duke u puthur në makinë

Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka shpallur në kërkim punonjësin e policisë së Himarës, pas dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtohet skena e vrasjes së Roan Brahimit, autorët i ‘rezervuan’ edhe vendin e parkimit (Video)

Autorët e vrasjes së Roan Brahimit mbrëmjen e djeshme në Athinë, i kishin rezervuar viktimës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Brenda skemës së trafikimit të egjiptianëve, zbulohet koka e grupit që luan me miliona euro në vit

Tre javë më parë publikuam historinë e përfshirjes së punonjësve të emigracionit, në një linjë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe shi, parashikimi i motit për sot

Hera-herës reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra dhe lokalisht…

LEXO ME SHUME