Categories Lajme

Kandidati Ilir Metaj një nga të zgjedhurit me Partinë Socialiste kërkon votën e cdo vlonjati

Kandidati Ilir Metaj një nga të zgjedhurit me Partinë Socialiste kërkon votën e cdo vlonjati, si një kandidat i pazgjedhur më parë dhe që ka punuar dhe i përfshirë në cdo betejë elektorale prej 20 vjetësh

Kandidati i Partisë Socialiste në Vlorë Ilir Metaj ka bërë një postim ku ka prezantuar veten dhe
objektivat për 25 prillin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tregon ambicien që ka në politikë.

Kandidimi është një sfidë të cilën duhet ta përballoj me sukses të matur me pritshmërinë time. Dhe pritshmeria ime është ajo e një vlonjati tipik, që e ka cdo ditë të lidhur me mëngjeset e Vlorës dhe vlonjatët, që ka punuar për parimet e Partisë Socialiste qysh prej 20 vjetësh. Dhe një vlonjat i tillë e pret votën nga cdo vlonjat dhe e dëshiron Partinë Socialiste ta meritojë votën nga cdo vlonjat.

Nëse kjo nuk ndodh, një vlonjat si unë përpiqet të kuptojë cfarë ka mbetur pa bërë dhe si kjo mund të bëhet më mirë. Pra një socialist si unë e do cdo vlonjat të kënaqur me Partinë Socialiste dhe nuk e ndalon përpjekjen derisa kjo të ndodhë. Qenia ime në pjesën e lartme të listës së kandidimit nuk e ndryshon aspak këtë qëndrim.

Sepse vlonjatët më kanë parë mua njësoj të përfshirë në cdo betejë elektorale apo jo prej 20 vjetësh . Dhe njësoj do ishte dhe kjo herë, edhe pa qenë në listë fare. Unë jam njëri prej jush! Partia Socialiste NISIM SPRINTIN DREJT 25 PRILLIT #ShqipëriaeArdhmjaJonë #SkaKohëPërPushim #VloraNukNdalet

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME