Categories Lajme

Kanë metalin më të shtrenjtë se ari/ ‘Plasin’ vjedhjet e marmitave në Angli

Që kur u mësua se një metal që përmbajnë disa marmite sot vlen 20 herë më shumë se ari, janë shtuar vjedhjet e makinave në Angli.

“The Sun” shkruan se rodiumi, i përdorur tek konvertuesit katalitikë, nga 750 paundë për ons që vlente në 2014-tën, sot shkon në 20 mijë paundë një ons. Paladiumi, metali tjetër i gjendur po te këto marmita, është 1.688 paundë për ons, çka i bën të dy ata më të shtrenjtë se floriri që shitet për 1,230 paundë per një ons ose 31,1 gramë.

Me vjedhjet e tyre, bandat sipas të përditshmes së njohur britanike mund të bëjnë miliona çdo vit. Çmontimi nuk zgjat veçse pak minuta. Zakonisht për goditje të tilla veprojnë në grup; grabitësit e parkojnë makinën shumë pranë asaj që kanë shënjestruar dhe presin momentin kur në rrugë nuk ka njeri.

Një rast i regjistruar nga një kamera sigurie në Hurley, Warks tregon se çmontimin arrijnë ta bëjnë vetëm për dy minuta. The Sun citon punonjësin e një garazhi të pohojë se “ kanë pasur disa klientë në ditë që i kanë sjellë makinat sepse i kishin marrë marmitën. Aq shumë vidhen sa nuk përballojmë dot kërkesën e nuk arrijmë t`ia dorëzojmë aq shpejt sa ç’i kërkojnë”, shprehet ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME