Categories Lajme

“Rama ka futur në lista minuesit e zgjedhjeve”, Meta me tone të ashpra: Shqiptarët të bëhen gati!

Presidenti Ilir Meta këtë të hënë në konferencën e tij për mediat ka komentuar edhe përplasjen fizike mes mbështetësve të PS-së dhe PD-së një ditë më parë në Elbasan.

Gjatë fjalës së tij, Meta është shprehur se ngjarje të tilla janë të patolerueshme dhe secili që eksperimenton me qytetarët shqiptarë do të marrë ndëshkimin e duhur.

Kreu i shtetit në fjalën e tij është shprehur se incidente të tilla si në zyrat e FRD-së dhe në Elbasan janë tregues i qartë që kryeministri po promovon dhunuesit e zgjedhjeve si në rastin e Shijakut dhe Dibrës.

Ndër të tjera kreu i shtetit është shprehur se ai do të jetë aty për të mbrojtur votën e shqiptarëve me 25 prill, duke u bërë thirrje shqiptarëve që të jenë të përgjegjshëm në zgjedhjen e tyre dhe të dinë vlerën që ka vota.

“Ju mendoni se Presidenti duhet të ragojë pasi të bëhen zgjedhje, e keni gabim. Nuk do reagojmë si populli i Kirgistanit. Do të reagojmë më përpara, se jemi në mes të Europës. E dimë mirë ç’do të thotë zgjedhje të lira.

Nuk po i bëjmë publikë emrat e tyre, sepse janë me dhjetëra mijëra shqiptarë të irrituar. Nuk ka forcë që e ndal presidentin për të garantuar zgjedhje të lira.

Me këtë kapje të mediave, presione ku jeni edhe ju, ku bëhen akte të tilla të shëmtuara, ku bëhen montazhe të kandidatëve të opozitës, një bulizëm i madh, ku vende të tjera do ishin ngritur me kohë, sipas porosive që merr nga bandat ndërkombëtare dhe lokale. Dhe kanë dalë atje për të mbrojtur pasuritë e tyre kriminale

Eksperimente të tilla me grupe paramilitare nuk duhet të ekzistojnë. Dhe nëse dikush nuk shqetësohet për këto veprime skandaloze, sigurisht që shqetësohet Presidenti sepse di me dhjetëra raste të tilla, që me letra bakalli dhunohen të drejtat e pronës. Dhe kjo ka ndodhur se u dhunuan zgjedhjet në Shijak u dhunuar zgjedhjet në Dibër, këtu promovohen dhunuesit e zgjedhjeve.

Populli të bëhet gati për të mbrojtur lirinë e tij nga kushdo. Mos prisni president të përsosur në këtë krizë të tmerrshme që ka pllakosur vendin e demokracinë. Çdo qytetar ti thërrasë mendjen” u shpreh Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME