Lajme

Kaosi te Kadastra e Vlorës/ Qytetari hipën nga kangjellat: Na plasët shpirtin

Përpara godinës së Kadastrës së Vlorës, është krijuar një situatë kaotike, pasi shumë qytetarë që kanë prej kohësh problem , janë mbledhur duke bërë thirrje. Mynyr Aliaj, tentoi të hipte dhe nga kangjellat ndërsa bërtiste me të madhe se i ka ardhur në majë të hundës me sorollatjet e institucionit.

“Na plasët shpirtin. Na i kanë sjellë në majë të hundës, burokratë, na kanë zënë frymën, njerëz të ligj të poshtër, kam 4 muaj për kaq gjë. Lëkura jonë na ka ngelur, të ligj.Ja ku i kam këto . Kam ardhur 12 herë spo më japin dokumente, janë njerëz të ligj pse na bien vërdallë, duan para, lëkura jonë na ka ngelur”, tha ai.

Kadastra e Vlorës e cila ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme ka bërë që në këtë institucion të verifikohen lëvizjet e ndryshme , që nga regjistrime, legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: