Categories Lajme

Kapen doza me drogëra sintetike në Vlorë, 3 persona në pranga

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ECSTASY 22”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë.

Mbanin me vete 26 gr lëndë të dyshuar narkotike MDMA dhe 141 tableta lënde të dyshuar narkotike Ecstasy, vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohet edhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “ECSTASY 22”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:   E. B., 21 vjeç; E. M., 17 vjeç, banues në  Tiranë dhe  Rr. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve E. B. dhe E. M., si dhe kontrollit të ambientit, ku ishin akomoduar këta shtetas, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 26 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit MDMA, 61 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy si dhe një shumë parash. Në vijim të veprimeve policore, gjatë kontrollit fizik të shtetasit Rr. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrun në cilësinë e provës materiale, edhe 80 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME