Categories Lajme

Kapen duke vjedhur hekura, dy të arrestuar në Shkodër

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës pasi akuzohen për vjedhje ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në pranga kanë rënë 34-vjeçari me inicialet Gj.A., dhe 33-vjeçararja me inicialet E.D.(K). Kjo e fundit mësohet se ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për veprën penale “Mashtrimi”.

Këta persona janë kapur në flagrancë në afërsi të ambienteve të Impiantit të Inerteve e Gurores në fshatin Mali Kolej, duke transportuar me një mjet fugonin, materiale të ndryshme hekuri të dyshuara të vjedhura pranë këtij impianti.  Sakaq, një tjetër person me inicialet D.N., është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i Policisë, Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë velipojë arrestuan në flagrancë shtetasit:

Gj. A., 34 vjeç dhe E. D.(K) 33 vjeçe, të dy banues në Shkodër, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin D. N., banues në Lezhë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë në afërsi të ambienteve të Impiantit të Inerteve e Gurores në fshatin Mali Kolej, Velipojë, Shkodër, duke transportuar me një mjet fugonin, materiale të ndryshme hekuri të dyshuara të vjedhura pranë këtij impianti.

33-vjeçarja ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME