Categories Lajme

30-vjetori i RENEA-s, ish-efektivi: Na kanë shfrytëzuar keq pa marrë asgjë në këmbim

Me rastin e 30-vjetorit te krijimit të RENEAS diten e sotme ne nje ceremoni u renditën arritjet e këtij reparti, por ish-efektivi Shkëlzen Brahaj duket se ka jo pak rezerva ndaj drejtuesve. Me një postim në rrjetet sociale Brahaj thotë se efektivët e këtij reparti janë shfrytëzuar ‘në mënyrë kafshërore’ dhe se rroga që marrin është e pamjaftueshme.

Sipas Brahajt, RENEA është përdorur nga drejtuesit, duke akuzuar se shpeshherë e kanë përdorur edhe si katapultë për t’u emëruar në detyra të tjera.

Postimi i plotë: Mirëpo i pakënaqur shprehet efektivi i RENEA-s, Shkëlzen Brahaj, i cili si duket nuk është ftuar për të qenë pjese e ceremonisë të 30-vjetorit.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale me ironi shkruan se thirren në “dasmë” vetëm ata që dinë të “kërcejnë”.

“30 vjet nga krijimi i repartit special RENEA. Askush më mirë se ata djem të atij Reparti nuk e di se çfarë do të thotë 30 vite forcë speciale, 30 vite sakrificë në të gjitha aspektet njerëzore dhe profesionale.

Nuk mjaftojnë as 300 vite të flasësh për heroizmat dhe sakrificën e atyre djemve të atij Reparti, por duhen 500 vite të flasësh për ligësitë dhe padrejtësitë qe u janë bërë atyre djemve duke i shfrytëzuar maksimalisht në mënyrë shtazore pa u dhënë asgjë në këmbim, pervec një page qesharake që gjysmën e lënë duke u paraqitur në detyrë orar pa orar.

Dhe persekutimi vazhdon….Do te theksoja që ai repart është mbajtur nga energjia dhe vullneti i çdo pjesëtari(trupe speciale), por është shkelur me këmbë djersa dhe gjaku i tyre nga drejtues të atij reparti (te pamerituar në atë post) të cilin shpeshherë e kanë përdorur për katapultë në detyra të tjera.

Komandantë reparti që të shohin si “pronë të tyre” ku dhe në rastin e kësaj feste nuk e marrin mundimin që djem që kanë shërbyer me dekada në atë Repart dhe  me kontribut “vetëmohues” në atë repart nuk marrin as ftesë për këtë feste ku kane gjithë jetën e tyre me të mirat dhe të këqijat e kësaj jete.

Drejtuesit aktual të cilët njihen si (15 xhirot rreth fushës) duket që e paskan privatizuar këtë repart dhe në këtë ditë shumë të rëndësishme të 30 vjetorit të krijimit te RENEA-s thërrasin në “dasmë” vetëm ata që dinë të kërcejnë. Publikisht u them se duhet tju vij turp kur mburreni me gjakun e heronjve të RENEA-s dhe se historia mund të keqinterpretohet por kurrë, të fshihet. Lavdi dëshmorëve të rënë në krye te detyres,Respekt heronjve të gjallë (trupe operacionale) Neveri drejtuesve të atij Reparti Elite. Shqipëria e Shqiptarëve” shkruan ai në postimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME