Categories Teknologji

Ed Sheeran zbulon “antipatinë” për teknologjinë, “Prej 6 vitesh nuk kam celular”

Këngëtari i njohur, Ed Sheeran nuk ka pasur celular për gjashtë vitet e fundit dhe kjo e ka ndihmuar atë të komunikojë me njerëzit. “Unë kam një tablet dhe email në tablet, por nuk kam celular”, ka thënë ai gjatë një interviste për televizionin spanjoll “El Hormiguero”. “Të mos kesh një celular është mënyra më e mirë për të bashkëvepruar me njerëzit.

Mendoj se do të duhet ta kem një të tillë kur vajza ime të jetë më e madhe në mënyrë që ajo të arrijë tek unë. Por unë u them njerëzve se në këtë sektor ku unë punoj, ka njerëz që janë të lidhur gjatë gjithë kohës.

Biseda ime, pasi nuk kam celular, është më reale, ndërsa nëse dërgon mesazhe gjatë gjithë kohës nuk ke çfarë të flasësh”, shtoi këngëtari.

Më tej, Ed ka shpjeguar se ka ndryshuar zakonet e tij që kur është bërë baba dhe ka vendosur të lërë duhanin, ndërsa tani preferon të pijë vetëm disa pije verë “Unë e dua verën dhe birrën, por e lashë duhanin”, tha Sheeran.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME