Categories Lajme

Katet pa leje, qeveria i nxjerr në shitje me ankand publik

Çfarë do të bëhet me katet pa leje? Qeveria i ka dhënë përgjigje kësaj pyetjeje nëpërmjet një udhëzimi, ku parashikon t’i shesë ato në ankand publik, ose t’i kalojë në fondin e banesave për strehim social.

Katet pa leje do të shiten në ankand publik. Qeveria ka miratuar udhëzuesin ku parashikon se si do të trajtohen metrat katrorë të ndërtuar jashtë lejes së ndërtimit, ku procedura e parë është shitja e tyre. Ky aksion i ekzekutivit nisi në shtatorin e shkuar dhe tanimë është konkretizuar se si do të procedohet me to.

Konkretisht, e para është nxjerrja në ankand publik, ku sipas udhëzimit, thuhet se shitja do të bëhet sipas vlerës së tregut dhe jo hartës së pronës me të cilën qeveria kryen shpronësimet: “Vlerësimi i objektit bëhet në përputhje me vlerën reale të tregut. Ekspertët vlerësues mbajnë përgjegjësi për vlerësimin e kryer, për dokumentet e hartuara e të nënshkruara prej tyre dhe hartojnë raportin përfundimtar të vlerësimit, i cili përmban vlerën minimale të shitjes me ankand”.

Pas vlerësimit me të cilin nis edhe çmimi fillestar në ankand, fillon etapa e dytë, se si do të menaxhohen paratë që do të përfitohen: “Procedura e kalimit të të drejtave reale mbi pronën e konfiskuar, do të zhvillohet nëpërmjet ankandit publik. Të ardhurat e krijuara nga shitja do të përdoren për shpronësim, trajtim të posaçëm apo kompensime, me qëllim realizimin e punëve publike”.

Udhëzimi ka parashikuar gjithashtu edhe një rrugë të dytë për katet pa leje, dhënien e tyre për strehim social, akt i cili bëhet vetëm në ato raste kur ky interes prevalon mbi shitjen dhe këtë vlerësim do ta bëjë vetë qeveria: “Institucionet e interesuara për të përdorur objektet e konfiskuara, do të shprehin interesin e tyre pranë ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, për t’i përdorur për nevojat e tyre. Ky institucion, kur e gjen në raport të drejtë me interesin publik, kryen transferimin e tyre me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Ky udhëzim tashmë është titull ekzekutiv dhe nuk përjashton nga e drejta e blerjes edhe të vetë atyre që kanë ndërtuar në shkelje të lejes së ndërtimit. A2CNN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME