Categories Lajme

“Keni afat deri në 14 shkurt”, Air Albania reagon pas kërcënimit të hakerave

Kompania ajrore “Air Albania” ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media, se sistemi i të dhënave është sulmuar nga hakerat iranianë.

Pak ditë më parë në faqen e grupit të hakerave ransomware LockBit theksohej se dispononin të dhënat e kompanisë “Air Albania”, maje ishte lënë data 14 shkurt si afati i fundit për të paguar “gjobën” e vendosur, në të kundërt do të bëheshin publike të gjitha të dhënat. Pas këtij lajmi “Air Albania” ka reaguar duke e cilësuar si të pavërtetë këtë informacion, duke theksuar se të gjitha të dhënat e pasagjerëve të saj janë të sigurta.

Reagimi i “Air Albania”:

Nisur nga publikimet e fundit mediatike të pavërteta, konfirmojmë për të gjithë pasasgjerët dhe partnerët tanë se sistemet e të dhënave të Air Albania janë të paprekuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Për Air Albania siguria e të dhënave dhe sistemeve operative qëndron në të njëjtin nivel maksimal me sigurinë që garantojmë në avionët dhe udhëtimet tona.

Skuadra të dedikuara ekspertësh monitorojnë operacionet kibernetike 24/7 duke përditësuar gjithashtu në mënyrë të vazhdueshme edhe programet kompjuterike dhe çertifikatat e sigurisë. Me Air Albania çdo qiell është i sigurtë.

Por çfarë është ransomware LockBit?

LockBit është një sulm i ri ransomware në një linjë të gjatë sulmesh kibernetike zhvatëse. I njohur më parë si ransomware “ABCD”, ai është rritur që atëherë në një kërcënim unik brenda fushës së këtyre mjeteve të zhvatjes. LockBit është një nënklasë ransomware i njohur si një “kriptovirus” për shkak të formimit të kërkesave të tij për shpërblesë rreth pagesës financiare në këmbim të deshifrimit. Ai fokusohet më së shumti në ndërmarrje dhe organizata qeveritare dhe jo në individë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME