Categories Showbiz

Nga ‘zëvendësimi’ si opinioniste prej Zhaklin Lekatarit te banorët më të fortë, flet Balina Bodinaku

Balina Bodinaku ishte edicionin e parë në kolltukun e opinionistes së “Big Brother VIP”. Këtë vit ajo u zëvendësua nga Zhaklin Lekatari. Por, gjithsesi Balina vijon të ndajë opinionet e saj me njerëzit në mediat sociale dhe emisione televizive. E ftuar sot në “Wake Up” ajo komentoi jo vetëm banorët, por edhe Zhaklinën për të cilën u shpreh se nuk ia ka merakun.

“Është pozicion i vështirë. Është kolltuk i vështirë për t’u mbajtur, por Zhakut nuk ia kisha merakun. Është e vështirë të thuash mendimin tënd dhe të kuptosh sa presion ke nga jashtë. Zhaku më ka shkruajtur dhe ka thënë: “Shpresoj të të zëvendësoj denjësisht”.  Duke u ndalur te banorët gazetarja tha se sheh Oltën dhe Luizin si finalistë ndërsa vlerësoi edhe lojën e Efit. Kurse për Kiarën u shpreh se nuk ka një lojë të vetën, por duket sikur Luizi është loja e saj.

“E mendova Oltën si lojtare të fortë. Ajo është një aktore shumë popullore dhe spikaste nga të tjerët. Oltën e shoh në finale, ndoshta edhe fituese. Por nuk më pëlqen që hyri brenda në një mënyrë shumë bërtitëse dhe kjo e ka dëmtuar. Luizi ka disa karakteristika që e bëjnë një lojtar shumë të fortë. Luizi e bën me shumë lehtësi lojën, duke kombinuar talentet e tij, humorin dhe sulmet. Dhe nuk merr asgjë personale. Është i fokusuar. Luizi do të shkojë deri në finale. Kiara nuk po i jep shumë siguri atij. Luizi duhet të shohë lojën e tij tani. Unë e shoh sikur ai çdo gjë që thotë ose bën, nuk është rastësisht. Shikoj një lojë të Kiarës bazuar vetëm tek Luizi, kam filluar të dyshoj nëse ajo ka një lojë të saj. Duket sikur loja e saj është Luizi. Më pëlqen Efi si luan. Ajo luan fort, pavarësisht se është e pozicionuar në grupin e Luizit. Por edhe strategjikisht luan mirë. Ndoshta qëllimi i saj nuk është të fitojë, por ajo luan për veten e saj.

Ndërkohë e vendosur përballë zgjedhje “BBV1” apo “BBV2” ajo zgjodhi sigurisht 1.
“Jam shumë e afeksionuar me shtëpinë e parë. Ka qenë shumë agresiv ky edicion, ndoshta ka ndikuar se kanë qenë akoma të freskët nga “Big Brother” i parë. Më duket loja pak më e centralizuar dhe agresive tani, ndryshe nga vjet.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME