Categories Lajme

U bllokuan në dëborë, shpëtohen pas disa orësh 5 të rinjtë në Fushë të Zezë

anë shpëtuar 5 të rinjtë që u bllokuan nga dëbora në Fushë të Zezë të Malësisë së Madhe.

Gazetarja e Klan News Emi Kalaja bën me dije se forcat e Ndëhyrjes së Shpejtë në Shkodër  kanë mbërritur para pak minutash në vendin ku të rinjtë ishin strehuar.

Mësohet se ata janë mirë nga gjendja shëndetësore, me përjashtim të njërit prej tyre që ka shqetësime por pa rrezik. Ky i fundit është vënë në barrelë dhe po transportohet nga policia për në Razem, atje ku pret autoambulanca.

Besohet se në Razëm ata mund të mbërrijnë nga ora 22.30 minuta. 5 të rinjtë kishin shkuar në Fushë të Zezë per të rrëshqitur me ski, por temperatura e ulët, në kushtet kur dëbora atje është mbi 1 metër trashësi, e vuri në rrezik jetën e tyre pasi nuk mund ta përballonin kthimin.

Në këto kushte nisi në orët e pasdrekës operacioni i shpëtimit nga FNSH Shkodër, policia e Malësisë së Madhe, shërbimi shëndetësor dhe banorët e zonës, operacion i cili rezultoi i suksesshëm  pasi shpetoi jetën e 5 të rinjve nga Bajza e Kastratit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME