fbpx
Lajme

Kërkesë e SPUSH për Kryeministrin Rama për Vaksinimin e Stafit Akademik me prioritet

REPUBLIKA E SHQIPËRISË SINDIKATA E PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE TË SHQIPËRISË (SPUSH) Rruga “Bilal Konxholli”, Pallati “Dr. &. Di”, Kati I, Njësia Administrative nr. 8, Tiranë INUS: L91623453V,Cel. 0693589216, e-mail: [email protected]

Nr. 300 Prot. Tiranë, më 13/01/2021 Kërkesë për përfshirjen me përparësi të stafit akademik dhe ndihmës akademik të IAL-ve në planin kombëtar të vaksinimit kundër Covid-19

Drejtuar: SH.T.Z. Edi RAMA Kryeministër i Shqipërisë Znj. Evis KUSHI Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Ogerta Manastirliu Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Konferencës së Rektorëve të Universiteteve të Shqipërisë I nderuar Z. Kryeministër!Të nderuar ministra! Të nderuar rektorë!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), duke qenë e ndërgjegjshme për situatën që po kalon vendi, si rezultat i përballjes me pandeminë e Covid-19, duke analizuar në veçanti vështirësitë që ka kaluar stafi akademik dhe ndihmës akademik në këtë periudhë, si dhe duke qenë e shqetësuar për pasojat e rënda në cilësinë e mësimdhënies dhe të mësimnxënies (pasi është viti i dytë që mësimi zhvillohet online)parashtron kërkesën si më poshtë : Dhënien përparësi në planifikimin kombëtar të vaksinimit kundër Covid-19 të stafit akademik dhe ndihmës akademik të universiteteve, krahas personelit të sistemit shëndetësor.

Këtë kërkesë e mbështesim në arësyetimin e mëposhtëm: a) Shumica e studentëve dhe pedagogëve janë të mendimit se kthimi, sa më herët që

të jetë e mundur në auditor është domosdoshmëri për të mënjanuar mangësitë e konsiderueshme në formimin e studentëve, në mënyrë të veçantë të atyre që vijojnë studimet në shkencat mjeksore, biologjike, natyrore, bujqësore, teknike-inxhinerike, shkencave të tjera të aplikuara, të arteve dhe sporteve, ku formimi praktik, përmes punëve laboratorike, ushtrimeve dhe demonstrimeve në auditor është thelbësor. Nëse procesi mësimor do të vazhdojë online edhe në semestrin II të këtij vitiakademik, këto mangësi do të thellohen akoma më shumë për studentët që vijojnë mësimin online që nga semestri II i vitit të kaluar akademik, sepse ai (mësimi online) do të përbënte rreth 50% të të gjithë studimeve të tyre në nivelin e ciklit të parë

(bachelor) dhe rreth 70% e studimeve të ciklit të dytë (Master). Kthimi në auditore gjatë shkurtit, për provimet e semestrit I dhe për fillimin e semestrit II, do të mënjanonte thellimin e mangësive në formimin e studentëve. Nërast të kundërt studentët nuk do të mund t’i kompensojnë këto mangësi në formiminuniversitar deri në fund të ciklit përkatës të studimeve, ç’ka do të thotë që ata të diplomohen me një nivel të ulët të formimit profesional, veçanërisht në realizimin e formimit praktik të tyre.

b) Stafi akademik dhe ndihmës akademik është shumë i ekspozuar ndaj virusit, si rezultat i seancave mësimore me një numër të madh studentësh gjatë leksioneve, seminareve dhe provimeve. Kjo u vërtetua me rritjen e ndjeshme të numrit të

pedagogëve që u infektuan gjatë muajit tetor dhe nëntor 2020, për shkak të sezonit shumë intensiv të provimeve në auditore (Shumë prej tyre u sëmurën rëndë dhe, siç dihet, disa pedagogë humbën jetën për shkak të infektimit me Covid 19.). Ne mendojmë se dhënia përparësi në vaksinim stafit akademik është realiste, sepse numri i

pedagogëve me kohë të plotë është rreth 5000 veta dhe, ndër ta, personat mbi 45 vjeç zënë vetëm rreth 50 % të numrit të përgjithshëm (rreth 2500 veta). Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) shprehet e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet për realizimin me sukses të këtij procesi përcaktues për formimin e studentëve të institucioneve tona publike dhe private të arsimit të lartë. NË EMËR TË SINDIKATËS SË PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE TËSHQIPËRISËKRYETARI Prof.asoc.dr. Sandër KOVAÇI

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button