Categories Lajme

Kërkohet nga tre shtete/ Lirohet nga burgu në Ekuador, Dritan Rexhepi

Fax News raporton se Dritan Rexhepi i njohur si një nga bosët e trafikut të kokainës në Amerikën Latine, me kërkesa ekstradimi nga tre shtete ndodhet prej pak javësh në liri.

Të njëjtat burime bëjnë të ditura se ai prej vitit 2020 ka përfunduar dënimin, ndërsa ka vijuar vazhdimisht betejën e tij për pafajësi, por i kufizohet liria për shkak të frikës së arratisjes pasi rezulton në kërkim nga të paktën 3 shtete. Ndërsa lirinë e ka fituar me kusht për të mos dalë nga Ekuadori, ku prej javësh paraqitet pranë autoriteteve dhe mbahet në vëzhgim prej tyre.

Fax News u interesua pranë autoriteteve shqiptare të cilat bënë me dije se kanë nisur verifikimet. Disa kohë më parë, u realizua një hetim rreth tij për të gjetur në ngarkim të narkotrafikantit sende apo pasuri të paligjshme, por nga ky hetim ka patur pothuajse zero produktivitet. Rexhepi, ka tentuar dhe nuk i ka ndalur përpjekjet për të dhënë llogari për akuzat para autoriteteve shqiptare, me të cilat pretendon pafajësinë, ndërsa momentalisht e ka të ndaluar të dalë nga Ekuadori.

Më 23 dhjetor, të vitit 2019 një gjykatës i Garancive Penitenciale në Ekuador kishte refuzuar kërkesën për lirimin e parakohshëm të tij, mbi të cilin rëndojnë tre urdhër-arreste nga Interpol dhe kërkohet nga tre vende evropiane për krime të ndryshme, kryesisht të trafikimit të drogërave të forta. Ai ndodhej në burgun Latacunga në Ekuador, 110 kilometra nga kryeqyteti Quito.

Rexhepi u arrestua në qershor të vitit 2014, në Guayaquil, ndërsa ishte bërë hija e autoriteteve si personazhi me tre identitete. Rexhepi ishte regjistruar me emrat Ioannis Dionysopoulos (emër grek) dhe me Lulzim Murataj (emër shqiptar). Më 10 prill 2015, shqiptari më i famshëm në Ekuador por jo vetëm, dënohet me 13 vite burg dhe fillimisht nisi vuajtjen e dënimit në Guayaquil, por që nga 2017 është transferuar në Latacunga.

Për shqiptarin ka tre ‘alarme të kuqe’ nga Interpol, pasi ai ka tre arratisje të regjistruara: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011, nga burgu i Vogheras, Itali, dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë, në të njëjtin vit.

Dritan Rexhepi rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim në Shqipëri, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Por pavarësisht këtij dënimi, është arritur të mësohet se në vitin 2013 ka hyrë në territorin shqiptar me emrin Lulzim Murataj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME