Categories Lajme

Kërkoi lirinë, gjykata e Maltës lë në burg shqiptarin e akuzuar për vrasje të dyfishtë

Është lënë në burg shqiptari Daniel Muka, i cili akuzohet për një vrasje të dyfishtë në ndodhur në Sliema të Maltës.

Gjykata tha të mërkurën se shqyrtoi disa faktorë përpara se të refuzonte kërkesën për lirim me kusht nga shqiptari Daniel Muka.

27-vjeçari është një nga tre të arrestuarit për vrasjen e Christian Pandolfino dhe Ivor Maciejoëski, krim ky i ndodhur në shtëpinë e tyre në Locker Street më 18 Gusht 2020.

Hetuesit besojnë se ngjarja ndodhi gjatë një tentative grabitjeje. Muka u arrestua disa ditë më vonë, ndërsa hetuesit kanë ndarë proceset për dy të arrestuarit e tjerë maqedonasi Viktor Dragomanski dhe danezi Jesper Kristiansen.

Sipas mediave vendase, kërkesa e Mukës për lirim me kusht u depozitua nga avokatët Alfred Abela dhe Rene ‘Darmanin, të cilët sollën gjithashtu dy dëshmitarë të cilët u shprehën të gatshëm t’i ofronin të akuzuarit strehim dhe punësim.

Gjykatësi Aaron Bugeja renditi faktorë të ndryshëm për refuzimin e lirimit me kusht, përfshirë natyrën e akuzave dhe rrethanat e veçanta të çështjes.

Ai shpjegoi se kur kërkohet të arrihet një ekuilibër mes interesave të shtetit, viktimave dhe të akuzuarve, gjykata duhet të marrë parasysh edhe dënimin e mundshëm që në këtë rast mund të jetë burgim i përjetshëm.

Prokuroria vuri në dukje rrezikun e arratisjes së Mukës nga Malta, si dhe karakterin dhe dosjen kriminale të të akuzuarit. Muka po ashtu dështoi që të paraqiste dikë që të ndërhynte si garant personal, vuri në dukje gjykata.

Në fund gjykata nuk ishte e bindur se i akuzuari mund të ofronte garanci të mjaftueshme për t’iu përmbajtur kushteve të lirimit me kusht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME