Categories Lajme

Kinë nxitet rifillimi i punës së sektorit të transportit

Në Kinë ka nisur rifillimi i punës së ndërmarrjeve të transportit dhe të ndërtimit të projekteve të transportit, dhe përqindja e rifillimit të punës në sektorin e tregtisë gjithashtu po rritet.

Kështu u bë e ditur në një konferencë shtypi të shtunën nga mekanizmi i përbashkët i parandalimit dhe i kontrollit të epidemisë pranë Këshillit të Shtetit të Kinës, raporton Radio e Jashtme e Kinës.

Drejtori i Drejtorisë së Studimit të Politikave të Ministrisë së Transportit të Kinës Ëu Chungeng tha:

“Ndërmarrjet kryesore portuale po funksionojnë rregullisht. Rrjetet e transportit hekurudhor e të aviacionit civil po operojnë në mënyrë normale. Sektori i postës së shpejtë po rifillon gradualisht punën. Ndërmarrjet kryesore të postës së shpejtë, si “China Post”, SF e JD, kanë nisur përgjithësisht punën. Përqindja e rifillimit të punës në sektorin e postës së shpejtë ka arritur 66.7%.”

Në fushën e ndërtimit të projekteve të transportit, deri më 17 shkurt, përveç provincës Hubei për arsye të epidemisë, si edhe të pjesës veriperëndimore e verilindore për arsye të motit, në provincat e tjera përqindja e rifillimit të ndërtimit të projekteve hekurudhore arrin 36 %. Parashikohet se deri në fundin e shkurtit dhe fillimin e marsit, do të realizohet rifillimi i punës në shkallë të gjerë.

Zv.drejtori i Drejtorisë së Funksionimit të Tregut në Ministrinë e Tregtisë të Kinës Ëang Bin tha në këtë konferencë shtypi se kohët e fundit, furnizimi i mallrave të përdorimit të përditshëm në treg është i bollshëm dhe përqindja e rifillimit të punës në sektorin e tregtisë po rritet.

Epidemia ka sjellë ndikime mbi tregtinë e jashtme të Kinës. Lidhur me këtë, drejtori i Drejtorisë së Tregtisë së Shërbimeve në Ministrinë e Tregtisë të Kinës Xian Guoyi vuri në dukje se ndikimet nga epidemia janë të përkohshme dhe se, pas epidemisë, prodhimi dhe konsumi do të normalizohen:

“Epidemia nuk do ta ndryshojë vendosmërinë tonë për thellimin e hapjes ndaj botës dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar. Nga perspektiva afatgjatë, nuk do të ndryshojnë prirja e zhvillimit të qëndrueshëm dhe e ngritjes së nivelit të konsumit në Kinë, zhvillimi i tregtisë së jashtme me cilësi të lartë, epërsia në konkurrencën për tërheqjen e investimeve të huaja dhe statusi i Kinës në zinxhirin industrial global.” /Marre nga CRI/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME