Categories Lajme

Klosi: Inceneratori i Fierit përfundon në dhjetor, pas 4 vitesh bashkëjetesë me firmën, i kalon bashkisë

Ministri i Turizmit Blendi Klosi nga Fieri, u ka dhënë përgjigje të gjitha akuzave politike të bëra kundrejt inceneratorit në këtë qark, duke thënë se ai është drejt përfundimit dhe brenda afateve kohore të përcaktuara në kontratë. Klosi ka theksuar se 3 vjetët e para janë për t’u ndërtuar impianti, 4 vite për të bashkëpunuar kompania me bashkinë dhe pas 7 vitesh do ti kalojë bashkisë. Impianti sipas Klosit, do ndihmojë shumë komunitetin përreth jo vetëm nëpërmejet energjisë së prodhuar por edhe përpunimi i mbetjeve urbane, që në përgjithësi shkakton ndonjte dhe helmim, këtu do të ndihmojë banorët në vaditje.

“Siç shikoni inceneratori i Fierit është në përfundim, ai nuk është një fjali dhe as blerja e një paisje por është një vepër e madhe publike që siç ua përmenda kanë përfunduar të gjithë elementët e saj. Ka përfunduar impianti i trajtimit të ujërave të mbetjeve ka përnfunduar të gjithë landfillet jo vetëm ato për mbetjet urbane por edhe për hiret, kanë përfunduar të gjithë veprat publike, ka përfunduar impianti i trajtimit të mbetjeve të riciklueshme dhe siç e shikoni brenda muajit dhjetor që është kontrata 3 vjeçare për të përfunduar, ky impiant përfundon edhe inceneratori që e shikoni atje sonda që po montohen dhe gjithë të tejrat.

Brenda 7 viteve që ka jetën ky incenerator për ti kaluar pastaj bashkisë pra koncesioni është për 7 vjet dhe 3 vjetët e para janë për të ndërtuar impiantin dhe 4 vite për të bashkëpunuar kompania me bashkinë për të gjetur mënyrën e menaxhimit për të grumbullar të gjithë mbetjet nga i gjithë qarku në këtë impiant dhe pastaj impianti i kalon përfundimisht bashkisë.

Sfida e rradhës në Fier është mënyrë e grumbullimit të mbetjeve urbane, pasi ta kalojë bashkisë do jetë një pikë moderne e grumbullimit të mbetjeve por edhe për prodhim energjie. Impianti është në fazën e tij të fundit dhe e gjithë vepra ka përfunduar. Eshtë një vepër shumë e bukur nga pikëpamje e ndërtimit. Ju i dini problematikat e zonës dhe nefgociatat me banorët, këti kemi zgjehdur një vend të ri që është kthyer në një landfill super modern dhe shumë shpejt do të jetë real dhe i domosdoshëm.

Jemi këtu për tu dhënë përgjigje debateve këtu është një vepër e madhe publike e realizuar brenda kontratës me teknologji të avancuara nga kompanitë më të mira, një vepër publike që shumë shpejt do ti kalojë në shërbim bashkive të qarkut. Kur të grumbullohen të gjitha mbetjeet urbane këtu por duke realizuar dhe pika te transferimit nga të gjitha bashkitë sdo të jetë vetëm një impiant që do të ketë incenerim, pra djegie të mbeturinave por para saj do të ketë trajtim për riciklim, nga e cila do përfitojë dhe industria ricikluese”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME