Categories Lajme

Familja me 6 anëtarë thirrje shtetit t’i rindërtojë banesën

Sulejman Caka, shtëpia e të cilit ka dalë e pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit jeton mes rrezikut, në banesë bashkë me 5 familjarët e tij. Prej muajsh ai pret ti rindërtohet, por bashkia e qeveria nuk e kanë vënë ujin në zjarr. Ndaj ai kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë.Që pas 26 nëntorit, shtëpia e Sulejman Cakës nga fshati Brar në kryeqytet ka dalë e pabanueshme. Lëkundjet e forta të tërmetit e dëmtuan shtëpinë e ndërtuar me mund dhe djersë për vite me radhë. “Nuk kemi fuqi ta bëjmë, është e pamundur. Vetëm çuni është në punë, unë jam me pension bashkë me plakën. Jemi 6 veta.” 84-vjeçari, i zoti i shtëpisë, thotë se 2 muaj pas tërmetit u shpërgul tek djali tjetër me shpresën se do të gjendej një zgjidhje për të.

“U ktheva sërish se edhe ata janë kallaballëk, nuk kishin mundësi.” 6 anëtarë të kësaj familje prej kohësh tashmë janë rifutur në shtëpinë e dëmtuar, duke rrezikuar edhe jetën. “Nuk ka siguri, gjumi është vdekje”. Sulejmani duket se nuk i ka humbur shpresat, ndaj apelon për vëmëndjen e shtetit. “E kanë parë, kanë ikur pa kryer gjë. Një orë e më parë është e nevojshme të bëhet.” Tërmetet e fundit që përfshinë vëndin tonë i ka ndjerë së tepërmi kjo banesë, ndaj 84-vjeçari kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME