Lajme

Koka nuk është koka! SPAK e bëri Terin ‘kokë turku’, për të shpëtuar Kokën e madhe !

Duke mbështetur çdo vendim për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, theksoj që në fillim se sado që është pa diskutim i drejtë vendimi për arrestimin e Ter Kokës, ky arrestim vetëm për një copëz të një mega-afere prej 430 milionë eurosh, dëshmon sipas shprehjes popullore se u mbars mali dhe polli një mi.

Me fjalë të tjera, po përdoret afera prej 3,4 milionë euro e Terr Kokës, në këtë rast hajduti i dobishëm i mega-hajdutëve mbi të, për të mbyllur, për t’i vënë kapak aferës së madhe të djegësve prej 430 milionë eurosh vjedhje, shpërdorim të fondeve publike nga grupi i strukturuar kriminal i kryesuar nga Edi Rama, Don Agaçio, Arben Ahmeti, Erion Velia etj.

Kjo, sepse me dhjetëra e dhjetëra dokumente faktojnë se mega-afera korruptive e djegësave lidhet direkt me Kreun e Meduzës, Edi Ramën, zëvendësin e tij Arben Ahmetin, famozin Don Agaçio, Lal Plehun, Erion Veliajn etj.

Që prej datës 7 prill 2015, Departamenti i Mjedisit dhe Antikorrupsionit të PD denoncoi aferën e rendë të inceneratorëve në prezencë të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Elbasanit, si Prof. Adrian Turku, Prof. Luçiano Boçi, Aurel Bylykbashi, Blendi Himçi, Eugen Isaj, etj. si edhe shumë ambientalistëve dhe qytetarisë së Elbasanit.

Por pas kësaj do të ishte Edi Rama, që do të bënte avokatin më kryesor të kësaj afere dhe do të shpallte djegësit si investim lege artis. Të gjitha shkeljet ligjore që raportoi dje SPAK u paraqitën qartë nga ky departament që para 6 vitesh.

U tregua që qeveria kish kryer 9 procedura brenda ditës!

U konstatua se kontrata e inceneratorit nuk kishte asnjë specifikim teknik, as cilësie, as sasior, as standardi mjedisor, asgjë. Madje edhe skica teknike që thoshte se do të jepej në aneks ishte një zhgarravinë që nuk lexohet dot asgjë dhe është turp që botohet kjo zhgarravinë në Fletore Zyrtare! Por në atë kohë, jo Lefter Koka, por Edi Rama do të paraqitej si avokati më kryesor publik i kësaj afere dhe shpallte djegësin e Elbasanit si investim lege artis.

Përveç kësaj, Lefter Koka nuk kishte 22 milionë euro në buxhetin e ministrisë së tij për djegësin e Elbasanit, madje ato nuk ishin parashikuar fare në buxhetin e shtetit. Këto para erdhën direkt nga Ministria e Financave, pra nga Arben Ahmetajt që u aksidentua në Shkup brenda në të njëjtën makinë me personat që grabitën milionat dhe vetëkuptohet, vetëm me porosi të vet Edi Ramës.

Pasi u grabitën rreth 8 milionë euro me djegësin e parë të Elbasanit, grupi tashmë i strukturuar kriminal i qeveritarëve më të lartë Rama- Ahmetaj- Koka- Agaçio firmosën aferën tjetër, djegësin e Fierit, kësaj rradhe për 30 milionë euro! Këtë kontratë ata nuk e botuan në Fletore Zyrtare!

Edhe kjo kontratë për incenerator në Fier nuk ka asnjë specifikim teknik për impiantin, thjesht jepen 30 milionë euro për të ndërtuar impiantin me çelësa në dorë. Veç 2 javë më pas, këta korruptokratë që morën 30 milionë euro nga shteti, firmosin me një italian që t’ua ndërtojë ai për vetëm 15 milionë euro!

Pra 30–15=15 milionë euro në xhep për 16 ditë! As nuk dihej çfarë do ngrihej, pasi nuk ka asnjë specifikim teknik!

Rama-Ahmetaj-Koka-Agaçio-Bllako e vijuan aferën edhe me Tiranën dhe përfshinë edhe Lal Plehun, por kësaj here, jo me 20 apo 30 milionë euro, por fiks me 128 milionë euro, incineratorin e Tiranës!

As kjo kontratë nuk u botua në Fletore Zyrtare!

As kjo kontratë nuk jep asnjë specifikim teknik, në një kohë që edhe kur blen një autoveturë në treg, ajo i ka të shënuara të gjitha specifikimet përkatëse. Por këto ishin qindra miliona euro që as nuk parashikoheshin në Buxhet! Pra, këtu ishte direkt vullneti i Rama-Ahmetaj-Koka-Bllako-Veliaj.

Për ta mbuluar vjedhjen e tyre sa më shumë këta përdorën para Buxheti për të blerë mediat. Mbi 100 milionë lekë reklama iu dhanë Arben dhe Karlo Malavitës, Ymer Çorapes.

Prapë prokuroria nuk guxonte të hetonte. Grupi i strukturuar kriminal, Bllakon e bëri drejtor të plehrave dhe ky i dha një kontratë 15 milionë euro një kompanie kur ndërkohë kishte anuluar tenderin! Ndërkohë, i ati i Bllakos paguhet nga kompania e inceneratorëve jo pak, por 10 milionë lekë në muaj!!!

Prapë SPAK u fsheh.

Departamenti i Mjedisit në PD kishte shumë vite që e kishte denoncuar këtë aferë. Me iniciativën e vet bëri gati paditë penale qysh para dy vitesh për të depozituar në SPAK, por ish-Kryetari e pengoi përmbi 1 vit për arsye që nuk i shpjegoi ndonjëherë, këtë denoncim.

Në shtator 2020 u lejua Departamenti që të depozitonte 3 padi penale, ndërsa 3 paditë e inceneratorëve, ish-Kryetari i kërkoi që të mos i depozitonte Departamenti i Mjedisit, por si PD.

Vepra penale e depozituar në padi u shënua troç “Krijim grupi i strukturuar kriminal“ me qëllim vjedhjen e qindra miliona eurove përmes skemës mafioze të plehrave me propozime të pakërkuara dhe paçertifikuara.

Në media doli sesi para 5 vitesh, tre nga pesë ministrat që iu dërgua për mendim, kishin dalë kundra inceneratorit të Tiranës, por Edi Rama përmes Don Agaçios, miratoi VKM, ndonëse shumica e ministrave e depozituan me shkrim qëndrimin kundër!

Në fillim të 2021-it, Kryetarja e LSI-së gjeti lidhjen direkte që për inceneratorin e Elbasanit, ish-Ministri Koka kish krijuar 8 kompani fiktive për të grabitur 3.6 milionë euro. Këto kompani nuk kishin asnjë punonjës të deklaruar dhe asnjë faturë malli të blerë për gjoja 3.6 milionë euro punë ndërtimesh!

Po për inceneratorët e Fierit dhe Tiranës, sa është pjesa? Po SPAK, pse nuk veproi?

Edi Rama e dinte këtë, por e mori Lefter Kokën për të blerë vota me këto miliona euro. Në prag të fillimit të parlamentit pastaj, Rama e shkarkoi Terin pasi kish edhe informacionin nga SPAK dhe me gjasë e lëshoi si limon i shtrydhur për të shpëtuar veten, Agaçion, Ahmetajn e Lal Plehun.

Në të vërtetë, SPAK kish marrë copy-paste fjalët nga paditë e depozituara që para 1 viti, por nuk tregoi asgjë për ortakët e Kokës në këtë afere të rëndë.

Pra, SPAK arrestoi Terr Kokën apo hajdutin “e dobishëm” të grupit të strukturuar kriminal, por nuk tha një fjalë të vetme se cili ishte edhe roli i Edi Ramës, Don Agaçios dhe Arben Ahmetajt, që dhanë paratë për miqtë e tyre; roli i Alqi Bllakos në të gjitha aferat me inceneratorët, përfshi aferën me Porto Romanon ku u lidh kontratë 15 milionë euroshe me një kompani, ndërkohë që ishte shpallur anulimi i tenderit; roli i Erion Veliajt, që u përfshi me inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që sipas ligjit duhet të shpreheshin të gjitha njësitë e qeverisjes vendore të qarkut të Tiranës.

Për të gjitha këto, duket se SPAK sipas urdhrit politik të Kreut të Meduzës Edi Rama kërkon të lajë duart me majën e aisbergut, me një mini-aferë për 3 milionë eurosh nga vetëm një incenerator dhe bën sikur nuk sheh gjithë grupin e strukturuar kriminal që ka vjedhur e po vjedh qindra miliona euro në bashkëpunim me zyrtarët më të lartë në vend dhe heshtjen e atyre që do të duhej të flisnin fort në opozitë.SYRI.net

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: