Categories Lajme

Tentoi të përdhunojë 19-vjeçaren, arrestohet autori në Kolonjë. Në pranga dhe një 55-vjeçar

Policia e Korçës ka a rrestuar dy persona dhe proceduar penalisht dy të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në p ranga ka rënë shtetasi N. H., 65 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi në fshatin Starje, Kolonjë, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare. Gjithashtu, është arrestuar edhe shtetasi A. B., 55 vjeç, banues në fshatin Biranj, Korçë, pasi në afërsi të këtij fshati, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H., banues në Ersekë, për veprën penale “Marrëdhënie s eksuale me d hunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi në fshatin Starje, Kolonjë, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 55 vjeç, banues në fshatin Biranj, Korçë, pasi në afërsi të këtij fshati, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq filluan procedimin penal për shtetasin S. T., 57 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi ky shtetas ka djegur disa mbetje dhe zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke u përhapur në parcelën ngjitur në pronësi të shtetasit T. R., ku janë djegur 17 koshere bletësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për shtetasin L. B., 51 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin kamion tip ”Volvo”, 18 m sterë lëndë drusore pa leje. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME